Jennifer Lopez dhe Beyonce janë bashkuar por jo për një duet muzikor.

Ato janë shfaqur në një video në të cilën shprehin mbështetjen e tyre për presidentin Barack Obama, për shkak të fushatës parazgjedhore.

Këngëtarja Beyonce ka shprehur gjithnjë admirim për presidentin aktual të SHBA-së.

“Obama ka një histori që unë mund t’ia tregoj vajzës sime, pasi dëshmon se pavarësisht se ku dhe si fillon, mund të punosh shumë dhe të bësh atë për të cilën zgjidhesh ”,- është shprehur Beyonce në këtë video.

Ndërkohë dy këngëtaret i janë bashkuar emrave të njohur si Julianne Moore, Eva Longoria, Olivia Wilde, Madonna, Katy Perry, Jay-Z dhe Foo Fighters, të cilët gjithashtu kanë ofruar mbështetjen e tyre për Obamën.

(xh.k/shqiptarja.com)