Beyonce u nis përpara pak ditësh në Islandë për të festuar ditëlindjen e bashkëshortit Jay-Z dhe duket se pushimet e tyre kanë qenë të paharrueshme nisur nga aktivitetet që kanë ndjekur.

Por, ata kanë zgjedhur një destinacion tjetër për festën e krishtlindjeve, tërësisht me ngjyra tropikale.

Çifti po shijojnë emocionet e aventurave që ofron Tajlanda bashkë me vajzën e tyre Ivy Blue.

Beyonce

Beyonce shihet e veshur me kominoshe shumëngjyrëshe dhe maskë me kurorë lulesh sipas kulturës vendase.

Ivy ka shijuar edhe pak not në një pishinë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)