Këngëtarja me famë botërore Beyonce ka mbërritur në Britani me një avion privat dhe thuhet se do të performojnë në eventin e ndarjes së çmimeve “BRIT Awards 2014”.

Ka qenë prezentatori James Corden, i cili nuk ka mundur ta mbajë secret këtë gjë, duke i thënë të gjithëve se Beyonce do të ketë një nga performancat më të paharrueshme.

Grupet britanike Disclosure dhe Bastille kryesjnë listën e nominimeve në katër kategori.

beyonce

Më pas me tre nominime vjen grupi Rudimental.

Por sipas Nokia MixRadio fituesit e mëdhenj të kësaj ceremonie do të jenë One Direction.

(b.t/shqiptarja.com)