Revista prestigjoze “Time” publikoi listën e përvitshme të 100 njerëvze me më shumë ndikim në botë, e cila përfshin erma të fushave të ndryshme si politikë, biznes, art, sport, etj.
Diva e popit Beyonce ka rrëmbyer vendin e parë duke mundur Presidentin e SHBA-ve Barack Obama, Papa Françeskun, Hillary Clinton, Vladimir Putin, këngëtaren e shumëprfolur Miley Cyrus e shumë emra të tjerë.

Por pse është pikërisht Beyonce femra më me ndikim në botë?
Drejtoresha ekzekutive e “Facebook” Cheryl Sandberg thotë: “Ajo është “The Boss”. Beyonce thjesht nuk ulet në një tavolinë me të tjerët. Ajo ndërton një më të mirë. Sot ajo ulet në krye të tryezës së bordit Parkwood Entertainment”.
Më tej ajo ka thënë se sekreti i saj qëndron në punën e palodhshme, të vështitrë që ajo bën, te ndershmëria dhe zemërgjerësia që e karakterizon.
Origjinaliteti është gjithashtu një pikë e fortë që e bën divën Beyonce mjaft të preferuar.
“Nëse dikush do pyeste çtë bëj kur kam frikë, Beyonce do përgjigjej: - Më shikoni mua. Unë jam gati ta bëj këtë gjë”.
Në dhjetor e gjithë bota u habit kur ajo publikoi papritur një album me emrin e saj të kompletuar me video.
Ajo tronditi industrinë e muzikës duke thyer rekord shitjesh.
Ajo është një femër që e ngre zërin jo vetëm në skenë nëpërmjet muzikës që bën por edhe në jetën e përdtishme.
E patrembur dhe plot guxim Beyonce gjithmonë e ka vlerësuar figurën e femrës dhe ka qenë pjesë e fushatave që nxisin respektin për femrat në botë.
(b.tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com