Adhurimi që Adele ka për Beyoncen mesa duket është reciprok. Pas deklaratave të këngëtares britanike, ku shprehej për Beyonce-n se është këngëtare e madhe dhe e mrekullueshme. Adele, ka marrë një vlerësim të madh nga Beyonce.

Këngëtarja e hitit ‘’Lemonade’’, është shprehur për Adele se është tepër gazmore dhe këngët e saj janë legjendare.

“Gjëja më e bukur rreth Adele është se i ka prioritetet e qarta. Është një grua zemërbardhë dhe njeriu më i thjeshtë që kam takuar ndonjëherë” , shton Beyonce.

35-vjeçarja thotë se është një fanse e vërtetë e Adele, dhe se është e hipnotizuar nga zëri dhe muzika e saj. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com