Ajo është një nga këngëtaret më të famshme dhe më të pëlqyera në botë falë zërit të mrekullueshëm që ka.

Si duket mbetet edhe një ndër të preferuarat e Zonjës së Parë të Amerikës, Michelle Obama.

Në një festë madhështore por të fshehtë të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, Beyonce ka performuar disa prej hiteve më të bukura në këtë ditë të veçantë për Zonjën Obama.

Të përfolur së fundmi për ndarje mes tyre, Michelle dhe Obama kanë qenë në qendër të mediave në mbarë botën.

beyonce

Sipas mediave të huaja ky i fundit ka qenë i pranishëm në këtë festë, duke treguar dhe disa nga aftësitë e tij në kërcim.

John Legend gjithashtu performoi në këtë festë.

Emra te tjerë të njohur si  Mary J. Blige, Jennifer Hudson, Samuel L. Jackson, Magic Johnson, Gayle King, Gladys Knight, Michael Kors, Rachael Ray, Smokey Robinson, Al Roker, Sheryl Sandberg e Stevie Wonder ishin të pranishëm në 50 vjeotrin e ditëlindjes së Michelle.

Beyonce është ndjerë mjaft e ngazëllyer për këtë fakt, madje ajo ka postuar foto të ndryshme në Shtëpinë e Bardhë, përshirë këtë me qenin e Michelle.  

(b.t/shqiptarja.com)