Këngëtarja me famë botërore Beyonce ka postuar një foto kur ka qenë e vogël në rrjetet sociale, duke nxitur shumë komente të fansave.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi është një surprizë e madhe për to të shohin heroinën e tyre bebe.

Beyonce duket thjesht e adhurueshme në atë foto ku shfaqet me një fustan pink.

beyonce

Shumë prej adhuruesëve janë shprehur se vogëlushja Blue Ivyu Carter është një kopje e Beyonce kur ka qenë fëmijë.

Beyonce nuk është kënaqur me kaq, por ka postuar edhe foto të tjera kur ishte adoleshente.

Në një foto ajo shfaqet gjatë fushatës publicitare të Pepsit, në vitin 2004, së bashku me Britney Spears dhe Pink.

(b.t/shqiptarja.com)