Këngëtarja me famë botërore Beyonce është shfaqur super seksi gjatë regjistrimeve për klipin e saj të ri.

E veshur me një pallto lëkure të Burberryt në ngjyrë të kuqe, ndërkohë që flokët e dendur me onde i kishte të lëshuara mbi supe ajo ka treguar se është me të vërtetë një femër e fuqishme.

32 vjeçarja po xhironte skenat e klipit “Bow Down” në Nju Jork.

beyonce

Së fundmi ajo është rendituar e teta në listën e këngëtarëve më të paguara në botë nga revista "Forbes".

Të ardhurat e saj për vitin 2013 arrijnë shifrën e 53 milionë dollarëve.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)