Këtë fundjavë Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit - Bashkia Tiranë nisi një eksperiencë të re për frekuentuesit e Kopshtit Zoologjik.
PEDALON është projekti më i ri i APR që nxit dhe promovon pushimin aktiv, përdorimin e biçikletave dhe mjeteve të lëvizjes së shëndetshme e të gjelbër.
Kështu nga sot, çdo fundjavë, frekuentuesit e Tirana Zoo Park do të kenë mundësi të shëtisin me 4-rrotëshe pa pagesë, për një aktivitet rekreativ më shumë, një kënaqësi për prindër e fëmijë dhe për gjithë vizitorët.
Ky shërbim vjen falë bashkëpunimit të APR me GearBike.

Kjo përpjekje e re e APR po rikthen familjet e fëmijët në Tirana Zoo Park ku po punohet për normalizimin e situatës, për sigurinë dhe kushtet për aktivitetet rekreative.
Po rritet bashkëpunimi edhe me Qendrën e Edukimit Ambientalist EDEN.
Për herë të parë ka radhë në hyrje dhe së shpejti do të ketë edhe një kënd lojërash aktive për frekuentuesit e këtij Parku tematik.
/Shqiptarja.com