Bianca Censori ka prezantuar projektin e saj më të ri artistik, një robot gjigant që imiton pamjen e saj. Projekti mban titullin “BIO POP 2: Bianca Is My Baby Doll” dhe është pjesë e një cikli artistik prej shtatë veprash të konceptuara nga Censori.
Ajo publikoi një foto në Instagram të fytyrës së robotit, duke shkruar: “Për herë të parë, Bianca Censori po flet”.
Instalacioni pritet të prezantohet në Nju Jork më 14 dhjetor, pas ekspozimit të parë të projektit të saj në Seul të Koresë së Jugut..
Sipas detajeve të publikuara, realizimi i autoportretit robotik ka kërkuar pesë vjet punë. Roboti është rreth tre metra i lartë dhe përmban 25 akse lëvizjeje, duke i mundësuar të kryejë lëvizje dhe të ndërveprojë me vizitorët.
Pjesa më e pazakontë e instalacionit është mënyra se si publiku do të komunikojë me të. Vizitorët do të duhet të gjunjëzohen përpara robotit, i cili do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre.
Foto e robotit të Bianca Censori-t






Komente
Komento