Bianca Censori, arkitektja australiane dhe bashkëshortja e reperit të njohur Kanye West, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me një paraqitje ekstravagante.

Ajo ka publikuar fotografi ku shfaqet e veshur me një body të ngushtë, të mbuluar me gurë shkëlqyes, duke e kombinuar me taka transparente. Censori, 31 vjeçe ndau imazhet në Instagram, ku pozon me shpinën e kthyer nga kamera.

Fotot u publikuan përpara koncertit të Kanye West në Xhakartë të Indonezisë, ku reperi u shfaq gjithashtu me një veshje të pazakontë që shkëlqente në errësirë.

E diplomuar në arkitekturë në Universitetin e Melburnit, Censori punoi për markën Yeezy të Kanye West përpara se të bëhej një emër i njohur në mediat rozë. Çifti u martua në një ceremoni private në vitin 2022 dhe që prej atëherë është komentuar shpesh për paraqitjet e tyre të pazakonta në publik.

Veshjet e guximshme janë kthyer në një nga tiparet më të dallueshme të stilit të saj, duke nxitur reagime të shumta sa herë që publikon fotografi të reja.