Me afërsisht 6 mijë libra të dhuruar me porosinë (emanetin) e edukuesit, shkrimtarit dhe poetit të ndjerit Necip Alpan i lindur në Shqipëri, synohet të zgjerohet biblioteka e krijuar në Qendrën Kulturore Shqiptare në Ankara.
Ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Genci Muçaj në një deklaratë për AA tha se Alpan ka lindur në Shqipëri në vitin 1920 dhe më pas ai ka emigruar në komunën Soke të Ajdënit në Turqi.
Muçaj i cili thekson se ai gjatë gjithë jetës së tij ka mbledhur libra në lidhje me gjuhën, letërsinë dhe rajonin e Shqipërisë dhe gjithashtu gjatë periudhës që ai ka jetuar ka mbledhur dhe gazeta në gjuhën turke, shqipe, frëngjisht dhe në gjuhën angleze dhe Alpan këto i ka lënë emanet që të dhurohen me qëllimin ruajtjen e mirë të tyre.
Ambasadori i Shqipërisë në Turqi thekson më tej se këtë porosi të Necip Alpan i cili ndërroi jetë në vitin 2003 e ka çuar në vend djali i tij Erkan Alpan. Muçaj shton më tej se: "Ne e vizituam në shtëpi Erkan Alpanin për shkak se ai nuk ishte mirë në gjendje shëndetësore, dhe gjatë kësaj vizite ai na dhuroi këtë bibliotekë që na lumturoi shumë".
Muçaj thekson gjithashtu se këtë bibliotekë e cila përbëhet nga gjashtë mijë veprave e kemi transportuar me kujdes në qendrën kulturore shqiptare në Ankara ku dhe para disa muajsh e prezantuam për publikun. Muçaj theksoi gjithashtu se ai që dëshiron të bëjë kërkime në lidhje me shqiptarët mund të përfitojë nga kjo bibliotekë dhe shton më tej se shumë vepra këtu janë të rralla dhe të pashembullta. Muçaj gjithashtu theksoi se qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës i japin një rëndësi të madhe kësaj biblioteke dhe se për ruajtjen e saj tregojnë kujdes të veçantë.
Muçaj ka bërë të qartë se në këtë bibliotekë "gjenden vepra të rralla me shkrim dore të cilat nuk mund të gjenden në Shqipëri dhe në Kosovë. Librat pasi u sollën në Ankara janë klasifikuar dhe inventarizuar nga një ekip ekspertësh të ardhur nga Shqipëria dhe se kjo bibliotekë është një thesar i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët në të gjithë botën. Necip Alpan na la një trashëgimi të rrallë, shpirti i tij u prehtë në paqe. Ne si ambasadë Shqiptare do të bëjmë ç'është e mundur për zgjerimin e sajë sepse kjo është një bibliotekë që i përket të gjithë shqiptarëve në tërë botën dhe çdo kush është i mirëpritur të përfitojë nga kjo bibliotekë dhe gjithashtu janë të mirëpritur edhe ata që dëshirojnë ta pasurojnë atë me libra apo vepra të tjerë. Unë besoj se së shpejti kjo bibliotekë do të jetë vendi qendra e frekuentuar i të gjithë atyre që dëshirojnë të bëjnë kërkime në lidhje me Shqipërinë dhe Ballkanin".
Muçaj gjithashtu ka pohuar se kanë treguar kujdes të veçantë që kjo bibliotekë të gjendet në Turqi dhe veçanërisht në Ankara dhe se kjo është një tregues i miqësisë mes popullit Turk dhe ai Shqiptar. Ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Genci Muçaj ka shtuar më tej se edhe fjalori Turqisht-Shqip i përgatitur nga Alpan prej 5 mijë faqesh do të botohet nga institucionet e Gjuhës turke./atsh/
/Shqiptarja.com