Biblioteka Kombëtare
dixhitalizon periodikët e viteve ‘30 

Biblioteka Kombëtare<br />dixhitalizon periodikët e viteve ‘30 
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka dixhitalizuar disa tituj të rinj të shtypit shqiptar të viteve '30 si revistat “Minerva”, “Përpjekja shqiptare”, “Agimi”, “Rilindja” dhe “Kalendari i vietës”.

Koleksionet e plota të revistave të dixhitalizuara janë publikuar në faqen zyrtare të Bibliotekës Kombëtare në seksionin “Periodikë” të Bibliotekës Dixhitale. Ky proces lehtëson kërkimin dhe shfletimin online të revistave të vjetra, për të cilat ka pasur vazhdimisht shumë kërkesa, që kanë sjellë dëmtime të origjinalit. 

Drejtoresha e bibliotekës Persida Asllani pohon se kjo arkivë bibliotekare do të mund të shkarkohet në çdo pajisje elektronike si kompjuter, laptop, book reader, smartphone, tablet, etj.

Sipas Asllanit janë rreth 594 njësi të dixhitalizuara. Ndër to veccojmë revistën kulturore dhe ekonomike të viteve 1936-'39 me botues Branko Merxhanin “Përpjekja shqiptare” Në këtë revistë ka shkrime dhe krijmtari të personaliteve të të rëndësishëm si Tajar Zavalani, Vangjel Koça, Lasgush Poradeci, Petro Marko, Aleksandër Xhuvani, etj..

Ndërsa revista e tjera të viteve 20-30 si “Minerva”, Rilindja, e të tjerë kanë të botuara shkrime të personalitete të njohura si Nebil Çika, Tajar Zavalani, Odise Paskali, Stefan Shundi, e më gjerë.

Lista e antikuarëve të dixhitalizuar i shtohet përmes faqes zyrtare të Bibliotekës Kombëtare koleksionit të revistave të dixhitalizuara më herët si “Albania” që daton që nga 1896-a “Dituria”, “Hylli i Dritës”, “LEKA", “Përlindj’e Shqipnies” e më gjerë.

Në listën e botimeve të vjetra të dixhitalizuara deri më tani nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë janë përfshirë edhe vepra të rralla të arkivit të saj si antikuarë, dorëshkrime, harta dhe periodikë, të shekujve të XV-XIX në gjuhën shqipe dhe gjuhë të tjera.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Disa dyshime në dashuri...çfarë thonë yjet për ju sot

Disa dyshime në dashuri...çfarë thonë yjet për ju sot