Biblioteka Kombëtare, ekspozitë në
90-vjetorin e lindjes së Trebeshinës

Biblioteka Kombëtare, ekspozitë në<br />90-vjetorin e lindjes së Trebeshinës
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, me rastin e 90-vjetorit të lindjes të shkrimtarit Kasëm Trebeshina, ka celur ekspozitën “Kasëm Trebeshina – 1926”. Ekspozita vjen si nje një mesazh urimi në këtë përvjetor të lindjes së shkrimtarit.

Kjo ekspozitë, e cila përmbledh krijimtarinë e botuar të Kasëm Trebeshinës si prozator, dramaturg, poet, eseist, etj., vjen për publikun e gjerë dhe lexuesit e Bibliotekës Kombëtare si një vëmendje e veçantë kushtuar këtij personaliteti të botës së letrave shqipe.

E shtrirë në kohë, e larmishme për nga gjinitë dhe llojet letrare të lëvruara, e pasur dhe origjinale, vepra e Kasëm Trebeshinës, në një pjesë të saj ka mbetur ende e pabotuar, por duke përbërë gjithsesi një nga zërat më interesantë të letërsisë shqipe të pas luftës.

Kasëm Trebeshina botoi për herë të parë në vitin 1953 dramën historike “Kruja e çliruar” dhe më pas në vitin 1961 poemën “Artani dhe Minja ose hijet e fundit e maleve”, dy vepra këto të cilat ruhen në fondin e Bibliotekës Kombëtare dhe prezantohen për herë të parë për publikun në këtë ekspozitë.

Krahas tyre janë ekspozuar edhe veprat e tjera të shkrimtarit, të cilat janë botuar pas gati 40 vjetësh nga vepra e parë, si “Legjenda e asaj që iku” (1992) “Qezari niset për luftë” (1993), “Rruga e Golgotës: një përrallë dimri” (1993), “Mekami : melodi turke” (1994), “Lirika dhe satira : shfletim i paqëllimtë kujtimesh” (1994), “Historia e atyre që s'janë : komedi tragjike” (1995), “Endrra dhe hije” (1996), “Hijet e shekujve” (1996), “Nata para apokalipsit : triptik” (1999), “Ku bie Iliria?” (2000), “Kënga shqiptare – 5 vëllime” (2001) dhe “Më përtej kohërave” (2004).

Me kujdes të veçantë në fondin e vlerave të rralla të Bibliotekës Kombëtare ruhet edhe dorëshkrimi i shkrimtarit “Historia dhe njerëzit e saj : bisedë në mbrëmje vonë” në të cilën Trebeshina, përmes një proze politike, ka shpalosur pikëpamjet e tij politike e shoqërore, shkruar në Ankara në vitin 1997.

Krahas krijimtarisë letrare, një vend të veçantë në ekspozitë zënë edhe studimet e shumta mbi veprën letrare të Trebeshinës, por edhe mbi jetën e tij të trazuar, në gjuhën shqipe ose të huaj, si “Dosja Trebeshina dhe prapaskenat e lidhjes” (2006); “Trebeshiniana : studime, artikuj, ese” (1998); “Allori secchi = Dafina të thara : romani i jetës sime” nga studiuesi Edmond Çali botuar në Romë në vitin 2007; “Trebeshina, një jetë para gjyqit” nga gazetari Nuri Dragoj (2007); “Albanian” dhe “Kasem Trebeshina, prophet” (1992) nga albanologu dhe studiuesi Robert Elsie; “Trebeshina-ajsbergu i letrave shqipe” (2005) i studiuesit Behar Gjoka; “Miti i Metamorfozës në prozën e Mitrush Kutelit, Ismail Kadaresë, Kasem Trebeshinës” nga Elvira Lumi etj.

2

3

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie