Biden akuzon Hamasin për krime lufte

Biden akuzon Hamasin për krime lufte

Joe Biden

1698907005_joebiden.PNG

Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden akuzoi Hamasin për krime lufte. Biden tha se ai diskutoi situatën e rrezikshme në spitalin Al-Shifa, më i madhi i Gazës, gjatë takimit të tij me udhëheqësin e Kinës Xi Jinping të mërkurën.

“Krimi i parë i luftës po kryhet nga Hamasi duke mbajtur selinë e tyre, ushtrinë e tyre të fshehur nën një spital. Dhe ky është një fakt. Kjo është ajo që ndodhi”, u tha Biden gazetarëve gjatë një konference për shtyp të mërkurën.

Forcat izraelite filluan një bastisje të mërkurë në mëngjes (15 Nëntor) në  Al-Shifa, pasi akuzuan Hamasin se kishte një tunel brenda spitalit, një pretendim i mohuar nga grupi militant dhe zyrtarët e spitalit.

Izraeli tha se trupat e tij gjetën “pajisje ushtarake të përdorura nga Hamasi, por nuk treguan prova për një rrjet të gjerë tunelesh që pretenduan se janë përdorur nga grupi militant.

Izraeli tha se do të paraqesë më shumë prova për të mbështetur pretendimet e tyre për  një qendër komanduese të Hamasit, tha një këshilltar i kryeministrit për CNN të mërkurën.

Kushtet në Al-Shifa, i cili ka mbetur pa karburant  dhe nuk konsiderohet më funksional, janë  përkeqësuar gjatë ditëve të fundit mes luftimeve intensive, me mjekët që paralajmëruan për një situatë “katastrofike” për pacientët, stafin dhe njerëzit e strehuar ende në spital. Presidenti vuri në dukje gjithashtu ashpërsinë e sulmeve të Hamasit të 7 tetorit në Izrael.


Lajmi kryesor:

Lufta vijon/ Izraeli sinjalizon zgjerimin e ofensivës në jug të Gazës, bastis spitalin al Shifa në veri! OKB jep alarmin: Civilët mund të vdesin nga uria


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike

NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike