Lufta vijon/ Izraeli sinjalizon zgjerimin e ofensivës në jug të Gazës, bastis spitalin al Shifa në veri! OKB jep alarmin: Civilët mund të vdesin nga uria

Lufta në Lindjen e Mesme vijon. Ushtria Izraelite deklaroi sot në mbrëmje se kishte zbuluar një tunel të Hamasit si dhe një makinë me armë brenda në kompleksin e spitalit Al Shifa, në veri raporton Reuters.  Zëdhënësi i kryeministrit izraelit Netanjahu publikoi në rrjetin social X, video të tunelit ku pretendohej se përdorej nga Hamasi. Pranë këtij spitali u gjet trupi i Yehudit Weiss, e cila u rrëmbye nga Hamasi gjatë sulmve të 7 tetorit në Izrael. 

Ushtria vijon bastisjen prej së mërkurës (15 nentor 2023) brenda në spital pasi Izraeli pretendon se Hamasi ka ngritur një qendër komanduese poshtë kompleksit. Ndërkohë OKB ngre alarmin se civilët në Gaza rrezikojnë të vdesin pasi buka dhe uji janë bërë gati ‘inekzistentë”  

Nga ana tjetër forcat izraelite paralajmëruan palestinezët të largohen nga pjesët e Gazës jugore, thanë banorët e zonës sot, një sinjalizim se Izraeli mund të zgjerojë ofensivën në zonat ku tashmë kanë shkuar qindra mijëra njerëz nga veriu i territorit që ndoqën urdhrat e mëparshëm për evakuim.

Mbi 1.5 milion njerëz janë zhvendosur brenda Gazës, shumica e të cilëve ka shkuar në jug, ku ushqimi, uji dhe energjia elektrike janë gjithnjë e më të pakta.

Ndërkohë më parë ushtria Izraelite kishte deklaruar se kishte marrë në dorë pjesën perëndimore të qytetit të Gazas, si dhe kishte sulmuar brenda infrastrukturës nëntokësore në të cilën thotë se fshiheshin krerët e Hamasit. Gjithashtu thotë se ka marrë nën kontroll edhe portin e Gazës të përdorur nga Hamasi. 

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën e parë sot (16 nëntor) që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas ku bëri thirrje për "pauza urgjente dhe të zgjatura humanitare" në Gaza, si edhe për “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe grupet e tjera”.

Votimi në këshillin prej 15 anëtarësh ishte 12-0, ndërsa Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia abstenuan. SHBA-të dhe Britania e Madhe abstenuan për shkak të dështimit të rezolutës për të dënuar sulmin e përgjakshëm të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Rusia abstenoi për shkak të dështimit të rezolutës për të kërkuar një armëpushim humanitar, të cilin Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë. Rezoluta, e cila u sponsorizua nga Malta, arriti të kapërcejë dallimet serioze që e kishin penguar këshillin të miratonte katër rezolutat e mëparshme. Izraeli hodhi poshtë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB- së. Ministria e Jashtme e Izraelit lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se nuk ka vend për masa të tilla për sa kohë që pengjet mbahen në duart e Hamasit.

Lufta që ka hyrë në javën e gjashtë. Izraeli filloi sulmin në Gaza pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit , ku u vranë 1200 njerëz kryesisht civilë, dhe morën peng rreth 240 burra, gra dhe fëmijë.Ndërkohë sipas Ministrisë së Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi të paktën 11,000 njerëz në Gaza janë vrarë që nga 7 tetori, duke përfshirë më shumë se 4,500 fëmijë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:43
Netanyahu: Kishim indicie të forta se pengjet izraelite ndodheshin në spitalin Al-Shifa, ndaj sulmuam

1699820894_hyhyhyhyhyhyh.PNG

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se kishte indicie tw forta se pengjet e mbajtura nga Hamasi kishin qenë në spitalin Al-Shifa të Gazës.

Ishte “një nga arsyet pse u futëm në spital”, thotë ai në një intervistë për CBS Evening News.

Izraeli ka akuzuar vazhdimisht Hamasin për ngritjen e një baze të madhe nën Al-Shifa, gjë që Hamasi e mohon.

Forcat izraelite hynë në spital të mërkurën, por Netanyahu thotë se kur mbërritën, pengjet nuk ishin më aty.

"Nëse ata ishin aty, ishin nxjerrë jashtë tashmw”,- ka deklaruar ai.

Ora 22:06
Kreu i Hamasit: Nëse Izraeli dëshiron një luftë të gjatë, ne jemi gati

1700169076_lglglglgl.PNG

Kreu i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh

"Nëse armiku dëshiron që beteja të jetë e gjatë, kapaciteti shkon edhe mw gjatw," tha Ismail Haniyeh , kreu i Byrosë Politike të Hamasit, duke theksuar se ishte i sigurt në aftësinë e palestinezëve për t'i mbijetuar ofensivës izraelite në Gaza dhe për të dalë fitimtar.

Pavarësisht sulmeve "barbare" izraelite, populli palestinez i prishi planet e Izraelit",- shtoi Haniyeh, raporton Al Jazeera.

 "Armiku nuk ka mundur të arrijë asnjë nga objektivat e tij ose të sigurojë kthimin e të burgosurve të tij, përveç çmimit të vendosur nga rezistenca",- theksoi ai.

Ora 21:09
VIDEO/ Ushtria izraelite zbulon tunelin nën spitalin Al-Shifa, dyshohet se është përdorur nga Hamas

1700165917_cnn.PNG

Hyrja e një tuneli nën kompleksin spitalor Al-Shifa është zbuluar këtë të enjte nga forcat izraelite.

Sipas tyre, ky tunel është përdorur nga ushtarët e Hamasit.

Ushtria izraelite ka publikuar një video nga hyrja e tunelit, e cila është bllokuar nga bombardimet.

Ora 20:16
Ushtria izraelite: Trupi i një pengu u gjet pranë spitalit Al-Shifa

1700165138_DDGDGDGD.PNG

Yehudit Weiss

Trupi i Yehudit Weiss, i cila u rrëmbye nga Hamasi gjatë sulmve më 7 tetor, është gjetur pranë spitalit Al-Shifa, sipas Izraelit.

Përmes një deklarate, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se trupi i saj u gjet nga ushtarët në një strukturë ngjitur me spitalin Al-Shifa.

Familja e pengut kishte konfirmuar identitten e saj.

Weiss u rrëmbye nga shtëpia e saj në Be'eri, afër kufirit midis Izraelit dhe Gazës, më 7 tetor nga Hamas, transmeton BBC.

Ora 19:58
Gallant: Pjesa Perëndimore e Gazës u mor, tani faza e re

1697887839_yoavgallant.jpeg

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yaov Gallant, është shprehur se pjesa perëndimore e Gazës është marrë nën kontroll dhe është "pastruar" nga anëtarët e Hamasit dhe ka shtuar se operacioni tokësor i ushtrisë "po shkon drejt fazës tjetër". 

Në spitalin Shifa, Gallant konfirmoi se ishin gjetur "prova të rëndësishme", por nuk ka dhënë detaje më tej, transmeton La Repubblica.

 “Operacioni vazhdon dhe zhvillohet në mënyrë precize, selektive, por shumë të vendosur”,- është shprehur ai.

Ora 18:32
Hamasi merr përsipër sulmin pranë Jerusalemit

1700156126_jejejejejejej.PNG

Hamasi ka pranuar autorësinë për sulmin e mëngjesit të sotëm në një pikë kontrolli midis Jerusalemit dhe Bregut Perëndimor, i cili la pesë izraelitë të plagosur dhe një të vdekur. 

Tre sulmuesit palestinezë që hapën zjarr u vranë nga forcat izraelite, transmeton La Repubblica.

Ora 16:38
Të gjitha shërbimet e telekomunikacionit në Gaza janë ndërprerë

1699204001_gazaizraelhamas.jpg

Të gjitha shërbimet e telekomunikacionit në Rripin e Gazës janë ndërprerë për shkak të shterimit të të gjitha burimeve të energjisë që mbështesin rrjetin.

Kjo është konfirmuar nga  kompanitë kryesore të telekomunikacionit në Gaza, Paltel dhe Jaëëal, siç raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton La Repubblica.

Ora 15:44
Raportohen të shtëna në spitalin Al-Shifa në Gaza

1700145800_sp.jpg

Pamje nga forcat izraelite në spitalin Al-Shifa në Gaza

Janë raportuar të shtëna me spitalin Al-Shifa në Gaza, sipas dëshmitarëve okularë. Khader, një gazetar brenda Al-Shifa, zhvilloi nje bisedë telefonike me Rushdi Abualouf e BBC-së, në të cilën ai tha se ushtarët kanë qëlluar në të gjitha drejtimet.

Ai tha se ushtarët kishin “sulmuar të gjitha departamentet” e spitalit, duke shkatërruar pjesën jugore të murit të ndërtesës dhe dhjetëra makina.

Ushtarët izraelitë hynë në spital më shumë se 36 orë më pare, në një operacion që synonte grupin militant të Hamasit.

Ora 15:40
Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndërtojnë tre ujësjellës në Gaza

1700054703_pale.jpg

Foto nga Rripi i Gazës

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar ndërtimin e tre prodhuesve të ujit në Rafah, në jug të Rripit të Gazës. Kur të treja të jenë funksionale, do të sigurojnë ujë të pijshëm për 300,000 njerëz.

Më 5 nëntor, presidenti i Emirateve Mohammed bin Zayed Al Nahyan njoftoi operacionin humanitar ‘Kalorësi Galant 3’ në favor të civilëve palestinezë.

Emiratet janë gjithashtu në procesin e ngritjes së një spitali fushor në Rrip dhe do të mirëpresin një mijë fëmijë palestinezë në spitalet e tyre.

Ora 13:19
VIDEO/ Protestuesit pro-palestinezë rrethojnë restorantin ku ndodhej kryeministri kanadez, bëjnë thirrje për armëpushim në Gaza

1700137032_PAM.jpg

Protestuesit pro-palestinezë

Rreth 100 forca policore janë dërguar në një restorant ku po darkonte kryeminsitri kanadez Justin Trudeau, pasi qindra protestues pro Palestinës kishin rrethuar restorantin.

Dy burra janë arrestuar mbi pretendimet për sulm ndaj policëve dhe pengim të kryerjes së detyrës zyrtare, derisa demonstruesit brohorisnin emrin e Trudeau duke valëvitur flamujt palestinezë.

Protestuesit i bënë thirrje kryeministrit kanadez të bëjë thirrje për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit. Policia ka arritur të nxjerrë me sukses pa asnjë incident kryeministrin nga restoranti.

Rikujtojmë se Trudeua i ka bërë thirrje Izraelit për vetëpërmbajtje, për të mbrojtur civilët.

“Dëgjojmë rrëfime të mjekëve, anëtarëve të familjeve, të mbijetuarve, fëmijëve që humbën prindërit. Bota është dëshmitarë e vrasjeve të grave, fëmijëve, foshnjave”, shtoi Trudeau.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje të Hamasit që të mos përdorë palestinezët si “mburojë”, ndërsa zyrtarët izraelitë kanë dënuar ashpër deklaratat e kryeministrit kanadez. 

 

Ora 09:13
Biden akuzon Hamasin për krime lufte

1698907005_joebiden.PNG

Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden akuzoi Hamasin për krime lufte. Biden tha se ai diskutoi situatën e rrezikshme në spitalin Al-Shifa, më i madhi i Gazës, gjatë takimit të tij me udhëheqësin e Kinës Xi Jinping të mërkurën.

“Krimi i parë i luftës po kryhet nga Hamasi duke mbajtur selinë e tyre, ushtrinë e tyre të fshehur nën një spital. Dhe ky është një fakt. Kjo është ajo që ndodhi”, u tha Biden gazetarëve gjatë një konference për shtyp të mërkurën.

Forcat izraelite filluan një bastisje të mërkurë në mëngjes (15 Nëntor) në  Al-Shifa, pasi akuzuan Hamasin se kishte një tunel brenda spitalit, një pretendim i mohuar nga grupi militant dhe zyrtarët e spitalit.

Izraeli tha se trupat e tij gjetën “pajisje ushtarake të përdorura nga Hamasi, por nuk treguan prova për një rrjet të gjerë tunelesh që pretenduan se janë përdorur nga grupi militant.

Izraeli tha se do të paraqesë më shumë prova për të mbështetur pretendimet e tyre për  një qendër komanduese të Hamasit, tha një këshilltar i kryeministrit për CNN të mërkurën.

Kushtet në Al-Shifa, i cili ka mbetur pa karburant  dhe nuk konsiderohet më funksional, janë  përkeqësuar gjatë ditëve të fundit mes luftimeve intensive, me mjekët që paralajmëruan për një situatë “katastrofike” për pacientët, stafin dhe njerëzit e strehuar ende në spital. Presidenti vuri në dukje gjithashtu ashpërsinë e sulmeve të Hamasit të 7 tetorit në Izrael.

Ora 09:00
Vazhdon ende operacioni kundër Hamasit, Izraeli pretendon se ka gjetur armë dhe pajisje të Hamasit në spitalin Al-Shifa

1700121402_gaza.jpg

Pamje nga spitali al-Shifa

Ushtria izraelite hyri mëngjesin e djeshëm me tanke në spitalin më të madh të Gazës, Al Shifa. Vendimi, sipas një zëdhënësi të saj, u mor vetëm pasi u mësua saktësisht se çfarë kishte atje.

Sipas Tel Avivit, kompleksi spitalor mund të jetë “zemra që rreh” e grupit militant të cilësuar organizatë terroriste nga SHBA-ja e BE-ja.

Ndërkohë trupat ushtarake izraelite po vazhdojnë ende operacionin kundër organizatës terroriste Hamas në spitalin Shifa. Pasi hynë në kompleksin spitalor, ushtarët vranë terroristët.

Pas kësaj, gjatë kontrolleve në një nga departamentet e spitalit, trupat gjetën një dhomë me mjete teknologjike, së bashku me pajisje ushtarake dhe luftarake të përdorura nga organizata terroriste Hamas.

Në një dhomë tjetër në spital, ushtarët gjetën një qendër komanduese operacionale dhe asete teknologjike që i përkisnin Hamasit, gjë që tregon se organizata terroriste e përdor spitalin për qëllime terroriste.

Asetet teknologjike dhe informacionet e gjera të inteligjencës të vendosura u dërguan për shqyrtim të plotë nga autoritetet përkatëse.

IDF vazhdon të operojë në spital, duke zbuluar informacione të inteligjencës dhe duke parandaluar dëmtimin e ekipeve mjekësore dhe civilëve që janë strehuar atje.

Ora 08:51
Hamasi: Të paktën 200 mjekë dhe infermierë të vrarë që nga fillimi i luftës

1700121075_s.jpg

Abu Ubaida, zëdhënësi i Brigadave Izz el-Deen al-Qassam

Të paktën 200 punonjës shëndetësorë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, raporton Al Jazeera, duke cituar autoritetet në enklavën palestineze. 

Sipas raportit, numri i të vdekurve përfshin mjekë, infermierë dhe ndihmësmjekë. Gjithsej 25 spitale, 52 qendra bujtinash dhe 55 ambulanca janë nxjerrë jashtë shërbimit nga bombardimet izraelite në Rrip, sipas Hamasit.

Ora 08:42
Tokio/ Japonezi tenton të fusë makinën në ambasadë izraelit, përplaset me gardhin e sigurisë

1700120522_12.jpg

Incidenti në ambasadën izraelite

Një burrë është arrestuar në Tokio të enjten në mëngjes, pasi u përplas me barrikandën rreth 100 metra nga ambasada izraelite, duke plagosur një oficer policie.

Video e incidentit tregoi makinën pasi u përplas përmes barrikadës. Burri, rreth të 50-tave, besohet të jetë pjesë e një grupi të krahut të djathtë. Nuk dihet  nëse incidenti ishte i qëllimshëm.

Ambasadat dhe konsullatat izraelite kanë rritur sigurinë në mbarë botën gjatë muajit të kaluar.

Ora 08:39
VIDEO/ Izraeli pretendon se ka goditur shtëpinë e liderit të Hamasit

1700120357_hys.jpg

Ismail Haniyeh

Avionët luftarakë izraelitë goditën shtëpinë e Ismail Haniyeh në Gaza  kreu i byrosë politike të Hamasit, sipas një njoftimi të  Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Haniyeh, i konsideruar si udhëheqësi i grupit militant, ka jetuar në Katar për disa vite. IDF tha se shtëpia e tij ishte “përdorur si infrastrukturë terroriste dhe shpesh shërbente si pikë takimi për liderët e lartë të Hamasit”.

Ushtarët izraelitë gjithashtu shkatërruan një depo armësh të forcave detare të Hamasit, që përmbante pajisje zhytjeje, pajisje shpërthyese dhe armë.

 

Ora 08:14
Ushtria izraelite godet pozicionet e Hezbollahut në Liban

1700119007_sulm.jpg

Forcat izraelite

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë goditur pozicionet e Hezbollahut në Liban gjatë natës. Kështu tha një zëdhënës i Forcave izraelite (IDF).

Ndër objektivat e sulmuar ishin një depo armësh, infrastruktura ushtarake, poste vëzhgimi dhe pozicione lëshimi, përfshirë atë të përdorur dje nga Hezbollahu për të lëshuar një raketë antitank drejt qytetit të Shlomit, në Izraelin verior.

SI.E./K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 16/11/2023 09:00

    Kur kerkonte armepushim okb ne luften midis Rusise dhe Ukraines keta te fundit bashke me padronet e tyre Amerikane refuzuan kete oferte , e njejta gje ndodhi dhe tani ne luften e Gazes ata qe e pengojne armepushimin jane cifutet dhe amerikanet tani dua te di se kush jane ata qe sjellin paqen dhe luften ne bote ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë