Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti amerikan Joe Biden zhvilluan një bisedë telefonike të dielën ku ranë dakord se kërcënimet e fundit bërthamore të Kremlinit ishin "të papërgjegjshme" dhe mobilizimi i pjesshëm i tij "një gabim serioz", sipas një deklarate të qeverisë gjermane.

Thirrja telefonike gati një orëshe u fokusua në përgatitjet për takimet e ardhshme të G7-ës dhe G20-ës që do të trajtojnë pushtimin rus të Ukrainës dhe pasojat thuhet në deklaratë.

Scholz dhe Biden bien dakord se kërcënimet bërthamore të Kremlinit janë 'të papërgjegjshme' gjatë telefonatës. Në temën e sulmeve në tubacionet Nord Stream, të dy udhëheqësit ranë dakord se sabotimi i infrastrukturës kritike do të trajtohej me vendosmëri.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Shpërthimi në Urën e Krimesë, Putin akuzon Ukrainën për 'akt terrorizmi'