Biden e bën sërish: Putin një kriminel Lufte! Ky djalë është me të vërtet brutal

 Biden e bën sërish: Putin një kriminel Lufte! Ky djalë është me të vërtet brutal

Presidenti i SHBA, Joe Biden gjatë një interviste i pyetur për masakrën në Bucha e riquajti Vladimir Putin një “kriminel lufte”.

Edhe pse kritikat kanë qenë të shumta lidhur me deklaratën e Putin, ai nuk hezitoi ta bënte sërish.

"Ju e kujtoni që u kritikova që e quajta Putinin kriminel lufte. Epo, e vërteta e çështjes, e patë se çfarë ndodhi në Bucha, kjo e garanton atë... Ai është një kriminel lufte.”, tha ai.

“Ne duhet të mbledhim informacionin... duhet të vazhdojmë t'i ofrojmë Ukrainës armët që i nevojiten për të vazhduar luftën dhe duhet të marrim të gjitha detajet në mënyrë që ky të mund të ketë një gjyq për krimet e luftës. Ky djalë është brutal. Ajo që ka ndodhur në Bucha është e egër dhe të gjithë e kanë parë. Mendoj se është një krim lufte. Ai duhet të mbajë përgjegjësi”, tha ai.

Gjatë intervistës ai shtoi se SHBA do të shtojë sanksionet ndaj Rusisë.


Lajmi kryesor:

Pas Buchas një tjetër masakër, 200 viktima në Borodyanka! Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Të krijohet një gjykatë model i Nurembergut për të dënuar krimet e Rusisë! BE: Embargo qymyrit rus


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Rama me prindërit në Fier: Rreziqet e platformave sociale për fëmijët, algoritmi i udhëheq dhe i manipulon

Rama me prindërit në Fier: Rreziqet e platformave sociale për fëmijët, algoritmi i udhëheq dhe i manipulon