I pyetur gjatë konferencës për shtyp sesi e sheh çështjen e gjyqtares Irena Gjoka, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, nuk pranoi të komentonte. Ai tha se nuk ka hezituar të publikojë ankesat e qytetarëve për zgjatjen e afateve të zbardhjes së vendimeve gjyqësore.
“Nuk është detyra jonë të komentojmë raste konkrete apo hetime nga ILD apo KLGJ. Sa i përket garantimit të kryerjes së detyrë sipas përcaktimeve ligjore dhe duke marrë në konsideratë ankesat nga qytetarët drejtuar ministrisë për pretendime me zgjatje të afateve deri në pafundësi të zbardhjeve të vendimeve gjyqësore, nuk kam hezituar për çdo rast, për t’i çuar në ILD , kemi bërë publike rastet”, tha Lamallari.
Lajmi kryesor:
Amnistia penale pret ‘ok’ nga qeveria, Lamallari: Lirohen 380 të dënuar, ulje dënimi për 980 të tjerë! S'përfitojnë të dënuarit nga GJKKO












