SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden i kaloi përkohësisht kompetencat drejtuese zv.presidentes Kamala Harris, pasi ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe do të jetë nën efektin e anestezisë. Në këtë mënyrë Harris bëhet e para grua me ngjyrë që merr fuqinë drejtuese të këtij niveli në Shtëpinë e Bardhë, edhe pse përkohësisht.
Zv.presidentja Harris do të punojë nga zyra e saj në West Wind, sa kohë që presidenti Biden do të jetë nën anestezi.
Biden që mbushi 79 vjeç javën që shkoi, mbërriti të premten në mëngjes në Walter Red Medical Center për të kryer kontrollin mjekësor.
Është pjesë e rutinës së punës që një zëvendëspresident në SHBA të marrë pushtetin presidencial, për sa kohë presidenti i nënshtrohet një ndërhyrje mjekësore që kërkon anestezi.
Nuk beri operacion,por colonoskopi,kontroll te zorres se trashe,por eshte e vertete qe ngjan me operacion sepse behet nen anestezi.
PërgjigjuPRESIDENT BAIDEN,TE SHKUARA,DHE, SA ME LEHTE TA KALONI KETE NDERHYRJE,RESPEKT.