Biden letër Vuçiç: Rruga drejt BE-së varet nga progresi i dialogut me Kosovën dhe njohjen reciproke

Biden letër Vuçiç: Rruga drejt BE-së varet nga progresi i dialogut me Kosovën dhe njohjen reciproke

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka kërkuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, njohjen e Kosovës, si finale të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Kërkesa erdhi të shtunën, bashkë me urimin për 15 Shkurtin, Ditën e Shtetësisë së Republikës së Serbisë.

“Aspiratat e Serbisë drejt Bashkimit Evropian varen edhe nga progresi drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili, siç e dini, besoj se duhet të bazohet në njohjen reciproke”, i shkroi Biden Vuçiçit, duke e garantuar se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin me mirëbesim për ta arritur këtë qëllim”.

Sipas Presidentit Biden, “familja evropiane nuk do të jetë e plotë pa Serbinë dhe të gjithë fqinjët e saj”.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 12/02/2022 13:30

    Duhet e njejta leter edhe për km bq të Shqipëris sepse ende nuk ka ka kuptuar se Kosova është shtet sovran dhe pjes e pandar e Shqipërisë …!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore