Presidenti Joe Biden njoftoi të mërkurën se SHBA do të ofrojë 2.9 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë ushqimore globale. Deklaratën e bëri gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Investimi prej 2.9 miliardë dollarësh synon të mbështesë furnizimin me ushqim të botë, në kohën e pushtimit rus të Ukrainës,  inflacionit dhe çështjeve të tjera të zinxhirit të furnizimit. Paketa përfshin 2 miliardë dollarë ndihmë humanitare globale nëpërmjet USAID-it, Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar.

Presidenti i SHBA Joe Biden u zotua të qëndrojë në krah të Ukrainës dhe kundër agresionit rus.

“Bota u testua dhe ne nuk hezituam. Ne zgjodhëm lirinë. Ne zgjodhëm sovranitetin. Ne zgjodhëm parimet të cilave u respekton çdo palë në kartën e Kombeve të Bashkuara. Ne qëndruam me Ukrainën,” tha Biden të mërkurën.

Biden theksoi se anëtarët e OKB-së duhet të jenë të bashkuar kundër luftës së Rusisë.

“Ashtu si ju, Shtetet e Bashkuara duan që kjo luftë të përfundojë me kushte të drejta, me kushtet për të cilat ne të gjithë jemi nënshkruar, që ju nuk mund të kapni territorin e një kombi me forcë. Ne duhet të jemi të qartë, të vendosur dhe të palëkundur në vendosmërinë tonë”, tha ai.

“Ukraina ka të njëjtat të drejta që i takojnë çdo kombi sovran. Ne do të solidarizohemi me Ukrainën, do të solidarizohemi kundër agresionit të Rusisë”, shtoi Biden.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:52
Biden: Putin po tenton që të zhdukë nga harta një shtet sovran, ka shkelur paturpësisht parimet themelore të OKB-së

1663782660_putinbiden.JPG

Joe Biden, tha se Rusia “ka shkelur paturpësisht parimet themelore” të Kartës së OKB-së “me luftën e saj brutale dhe të panevojshme” në Ukrainë.

Deklaratën e bëri para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku theksoi tha Vladimir Putin po tenton “të zhdukë nga harta një shtet sovran” dhe i quajti planet ruse për të organizuar referendume të “rreme” në pjesë të pushtuara të Ukrainës, si “shkelje jashtëzakonisht të rënda të Kartës së OKB-së”.

“Putin pretendon se i duhej që të vepronte sepse Rusia u kërcënua, por askush nuk e ka kërcënuar Rusinë dhe askush, pos Rusisë, nuk dëshiron konflikt”, u shpreh Biden.

Deklarata e Biden-it para OKB-së vjen disa orë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi një dekret për mobilizim të pjesshëm ushtarak në Rusi, për pushtimin e Ukrainës. Putin paralajmëroi gjithashtu Perëndimin se Rusia do t'i përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur territorin e saj dhe tha se "ky nuk është një mashtrim".