Biden: Nuk keni mbështetje nga
SHBA pa kaluar demarkacionin 

Biden: Nuk keni mbështetje nga<br />SHBA pa kaluar demarkacionin 
Zv.presidenti amerikan Joe Biden ka mbyllur vizitën zyrtare në Kosovë, ku është përcjellë nga kryetari i parlamentit Kadri Veseli. Biden ka mbërritur mbrëmjen e kaluar në Prishtinë nga Serbia ku është pritur në aeroport nga presidenti Thaçi.

Mëngjesin e sotëm Biden u takua fillimisht me kryeministrin e vendit, Isa Mustafën. Pas takimit me Mustafën, kreu i qeverisë së Kosovës ka deklaruar se kishte zhvilluar një takim të frytshëm bilateral dhe se është i bindur se kjo vizitë do të ndikojë në fuqizimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.

Biden më pas ka zhvilluar një takim me presidentin Thaçi, në Presidencë. Në orën 11:30 Biden dhe Thaçi kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat.

Në fjalën e tij Biden u ka bërë thirrje liderëve politikë në Kosovë që të ratifikojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe të mundësojnë krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Në konferencën për media Biden ka thënë se Kosova do ta humbasë mbështetjen e SHBA-ve nëse nuk realizon këto marrëveshje, të cilat zëvendëspresidenti amerikan ka theksuar se do të kenë ndikim pozitiv në rajon. 

Nga ana tjetër presidenti Thaçi e ka siguruar zv.presidentin amerikan se çështja e demarkacionit do të mbyllet shpejtë. ''Marrëveshja e demarkacionit është marrëveshje e drejtë. Ky vendim i parlamentit të Kosovës do ta forcojë shtetësinë tonë, duke i hapur rrugë të sigurt integrimit euro-atlantik dhe lëvizjes pa viza”, është shprehur Thaçi.

Kjo është vizita e dytë e zv.presidentit Biden në Kosovë, pas asaj të vitit 2009, një vit pas shpalljes së pavarësisë. 

Në orën 14:00 Biden ka mbajtur fjalimin në ceremoninë e përurimit të rrugës që qeveria e Kosovës bëri në ndërim të djalit të Biden, i cili vdiq nga kanceri në vitin 2015. Rruga u quajt Joseph R. “Beau” Biden.

Pas ceremonisë së përurimit të rrugës me emrin e djalit të tij, Biden u largua nga Kosova së bashku me gruan, nipin dhe mbesën që e shoqëruan në këtë vizitë zyrtare. 

thaci dhe biden
thaci dhe biden
(Zv.presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti Hashim Thaçi)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri