Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë vendit duke paralajmëruar Rusinë se ajo do të përballet me pasoja të rënda nëse përfshihet në "veprimtari të dëmshme".
Duke iu drejtuar trupave amerikane dhe familjeve të tyre në bazën ajrore në Mildenhall në Suffolk të Mërkurën, ku ai u ul para se të udhëtonte për në Cornwall, Biden tha se do t'i dërgonte një mesazh të qartë Putin.
"Ne nuk po kërkojmë konflikt me Rusinë. Ne duam një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme ... por unë kam qenë i qartë. Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen në një mënyrë të fuqishme dhe kuptimplote nëse qeveria ruse angazhohet në veprimtari të dëmshme. Ne e kemi dëshmuar me fakte një gjë të tillë. Do t`ia bëjmë të qartë palës tjetër se ka pasoja për dhunimin e sovranitetit të demokracisë në Shtetet e Bashkuara, Europë e gjetkë".
Lidhjet midis Uashingtonit dhe Moskës janë në një pikë të ulët për një sërë çështjesh. Në prill, Putin akuzoi fuqitë perëndimore se po përpiqen të dëmtojnë Rusinë dhe i paralajmëroi ata të mos kalonin "vijën e kuqe".
Biden e bëri të qartë qëllimin e tij për të forcuar lidhjet me aleatët e SHBA, pas marrëdhënieve të tensionuara nën administratën Trump. Gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar ai do të takohet me Kryeministrin Boris Johnson për të rënë dakord për një "Kartë të Atlantikut" të ri.
Pakti do të jetë një version modern i atij që është rënë dakord midis Winston Churchill dhe Franklin Roosevelt në 1941, me fokus në ndryshimet klimaterike dhe sigurinë.
Gjatë një vizite tejet të tejmbushur për 8 ditë, Biden do të takojë Mbretëreshën në Kalanë Ëindsor, do të marrë pjesë në një takim të liderëve të G7 dhe do të bashkohet me samitin e tij të parë të NATO-s si president. Drejtuesit e tjerë të G7 do të mbërrijnë në Cornwall, Angli jug-perëndimore, të Premten dhe takimet do të zhvillohen gjatë fundjavës.
Në fund të udhëtimit të tij Biden do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë.
Shtëpia e Bardhë ka treguar që ai synon të mbulojë një "sërë çështjesh të ngutshme" me homologun e tij rus, duke përfshirë kontrollet e armëve, ndryshimet klimaterike, përfshirjen ushtarake ruse në Ukrainë, sulmet kibernetike të Rusisë dhe burgosjen e disidentit rus Alexei Navalny.