Përfundon Samiti i Dohas/ Biden optimist: Armëpushimi në Gaza nuk ka qenë kurrë kaq afër! Hamasi i ngrin entuziazmin

Përfundon Samiti i Dohas/ Biden optimist: Armëpushimi në Gaza nuk ka qenë kurrë kaq afër! Hamasi i ngrin entuziazmin

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se është optimist lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi dhe të lirimit të pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Jemi më afër se kurrë” arritjes së një marrëveshjeje, tha Biden më 16 gusht.

Duke folur me gazetarët nga Zyra Ovale, dy orë pasi përfunduan bisedimet në Doha dhe njoftimit se bisedimet do të vazhdojnë javën e ardhshme, Biden tha se arritja e një marrëveshjeje armëpushimi “është shumë, shumë më afër sesa ishte tri ditë më parë”.

Kjo nuk është hera e parë që Biden ka shprehur optimizëm që mund të arrihet një marrëveshje armëpushimi për luftën 10-mujore në Gazë.

Pas përfundimit të bisedimeve dyditore në Doha, SHBA-ja tha se ato ishin “serioze dhe konstruktive”.

Në këto bisedime, SHBA-ja ka propozuar një marrëveshje, që synon të tejkalojë dallimet mes palëve. Takimi i radhës do të mbahet javën e ardhshme në Kajro.

Por Hamas ka ngrirë entuziazmin e SHBA.

Ajo që u bë e ditur pas bisedimeve në Doha të Katarit, “nuk përfshin angazhimin ndaj asaj që u ra dakord më 2 korrik”. Ky është reagimi i një burimi të Hamasit, i cituar nga televizioni satelitor al-Jazeera , pas deklaratës së lëshuar nga SHBA, Egjipti dhe Katari, vendet ndërmjetësuese në negociatat e Dohas.

Hamasi ka këmbëngulur prej kohësh në “dokumentin e 2 korrikut”, ditën në të cilën ka dhënë përgjigjen – detajet e së cilës nuk janë bërë kurrë publike – ndaj planit të shpallur nga presidenti amerikan Joe Biden në fund të majit.

G.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!