SHBA- Presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden, në një mesazh, pak para se të mbajë fjalimin e lamtumirës është shprehur se "shpirti i Amerikës" është ende në rrezik.
Në një letër drejtuar amerikanëve, të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Joe Biden flet me krenari për përmbushjen e detyrës së tij dhe bën thirrje për vigjilencë.
“Kandidova për president sepse besoja se shpirti i Amerikës ishte në rrezik. Se vetë identiteti ynë ishte në rrezik. Kjo është ende e vërtetë. Historia është në duart tuaja. Fuqia është në duart tuaja. Ideja e Amerikës është në duart tuaja. Ne vetëm duhet të kemi besim dhe të kujtojmë se kush jemi," shprehet Biden.
Biden i referohet indirekt presidentit të sapozgjedhur Donald Trump, duke kujtuar se kur ai erdhi në pushtet në janar 2020, Shtetet e Bashkuara nuk po përballeshin vetëm me pandeminë dhe një krizë të rëndë ekonomike, por edhe me “sulmin më të keq ndaj demokracisë që nga Lufta e Pavarësisë”.
“Sot ekonomia jonë është më e forta në botë. Inflacioni vazhdon të ulet”, shkroi Biden pak ditë para se t’i dorëzojë presidencën Donald Trump.
Në fund Biden theksoi se t’i shërbente popullit amerikan ishte një nga privilegjet më të madha
“T’i shërbeja vendit ka qenë privilegji më i madh i jetës sime. Unë i dhashë jetën dhe shpirtin tim vendit tonë”, shtoi Biden.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Shkurt, 22:33
Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?
-
Të drejtë
45.1%
-
Të gabuar
50.5%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 11528
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ishte e lehtë të negocioje me Putinin, mjafton t’i japësh gjithçka që kërkon
14 Shkurt, 22:08
-
Ja si dukej Kim Kardashian kur ishte vetëm 14-vjeçe (FOTO)
14 Shkurt, 21:10
-
SHBA/ Mijëra punonjës federalë humbin vendet e punës, priten shkarkime të tjera
14 Shkurt, 20:59
-
Konferenca e Mynihut, Ledjon Krisafi: Me qëndrimet e JD Vance, kemi ofensivë amerikane ndaj BE-së! Trump po i plotëson Putinit të 3 kushtet
14 Shkurt, 19:49
-
Ekipi i presidentit të SHBA-së për Ballkanin
14 Shkurt, 16:42
-
Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Zelensky pas takimit me Vance: Tani, një paqe e vërtetë dhe e garantuar! Do të flas me Putinin vetëm me një plan të përbashkët SHBA-BE
14 Shkurt, 16:18
-
Von der Leyen: Do të përshpejtojmë proceset e anëtarësimit të Ukrainës në BE
14 Shkurt, 15:44
-
Vance: SHBA do të dërgojë trupa në Ukrainë nëse nuk arrihet paqja
14 Shkurt, 15:37
-
14 shtete padisin Musk dhe Trump: Roli i miliarderit është jokushtetues
14 Shkurt, 15:30
-
Erdogan kundër Trump: Qasja e tij për 'Rripin e Gazës' është e gabuar
14 Shkurt, 12:54
-
BE-ja thotë se do të kundërpërgjigjet 'ashpër' kundër rritjes së tarifave doganore të SHBA-së
14 Shkurt, 12:32
-
Si sulmonte grupet fanatike dhe ekstremiste të Donald Trump, 'trumpisti' Sali Berisha
14 Shkurt, 12:23