Sot 556 vite nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Sot 556 vite nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Skëndërbeu

Sot më 17 janar shënohet përvjetori i 556 i vdekjes së Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Gjergj Kastrioti lindi më 6 maj 1405 dhe ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Ai më pas u mor peng nga ushtria otomane pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë.

Gjergj Kastrioti ka hyrë në histori si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte ushtrinë osmane, më të organizuarat dhe më modernet e kohës së vet. Si një burrë i madh shteti, ai udhëhoqi luftën për pavarësi të kombit shqiptar kundër pushtuesit osman, si dhe punoi për bashkimin politiko-shtetëror të popullit shqiptar.

Me Kuvendin e Lezhës Gjergj Kastrioti Skënderbeu vuri themelet shtetit shqiptar. Për 25 vjet me radhë Skënderbeu mbrojti lirinë e popullit dhe të vendit të vet dhe lufta e tij pengoi përhapjen osmane drejt Evropës, për çka fitoi mirënjohjen e Shteteve Evropiane dhe të Papatit të Romës që kur ka qenë gjallë dhe shumë më tepër pas vdekjes.

Emri i Skënderbeut ka qenë burim frymëzimi për rilindasit, shembull i ndritur për t’u pasur në betejat e ndryshimeve për t’i kthyer popullit lirinë, dinjitetin, bashkimin e hapur, rrugën e përparimit. Në figurën e pavdekshme të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, populli shqiptar kurdoherë ka shembullin dhe simbolin e bashkimit, të vëllazërimit, të lirisë, të atdhedashurisë, të harmonisë e të demokracisë.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Ai vdiq në moshën 63-vjeçare më 17 Janar 1468 në Lezhë.

Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti se për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojshme, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë dhe në të katër anët e botës. Ndër autorët shqiptarë janë Marin Barleti, Fan Noli, Sabri Godo, Fatos Daci.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:59
Banka e Shqipërisë nxjerr në shitje monedhat dedikuar Skënderbeut

1705507305_ko1.png

Me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Banka e Shqipërisë emetoi një seri monedhash numizmatike, të cilat i gjeni në shitje në Dyqanin e Muzeut të Bankës së Shqipërisë.

Edhe presidenti Bajram Begaj në mesazhin e tij përkujtoi figurën e Heroit tonë kombëtar

Gjithmonë krenarë e të përunjur para veprës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, ideator i bashkimit kombëtar, udhëheqës i Aleancës Evropiane, mbrojtës i qytetërimit perëndimor, shkruan Begaj në nje postim ne facebook. 

Ora 16:59
556 vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Hasani në Shkup me krerët politikë shqiptarë: ‘Bashkimi bën fuqinë’, porosia e madhe e Skënderbeut

1705507498_iglihasani.PNG

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në përvjetorin e 556-të të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mori pjesë në homazhet që u mbajtën në Shup të Maqedonisë së Veriut.

Të pranishëm krah tij ishin disa prej figurave kryesore politike të shqiptarëve në vendin fqinj, ndërsa Hasani ka publikuar pamjet në rrjeton social ‘X’.

“Vizita në Shkup përkon me 556 vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, mbrojtësit të vlerave evropiane, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Bashkë me Ali Ahmetin, Talat Xhaferrin, Bujar Osmanin, Artan Grubin e qindra qytetarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut iu  përulëm me respekt  figurës së njeriut që fitoi vlerësimin dhe respektin e ndërkombëtarëve.

“Bashkimi bën fuqinë”, nuk është vetëm porosia e madhe e Skënderbeut por kryefjala e përpjekjes së përditshme të shqiptarëve në çdo trevë”- shkruan Hasani.

 

Ora 10:58
556 vjet nga vdekja e Skënderbeut, Rama ndan foton e veçantë: 17 janari, dita e përjetshme e Heroit Kombëtar

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 556 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“17 janar, dita e përjetshme e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut”, shkruan Rama.

Rama ka zgjedhur që ta përkujtojë Skënderbeun me foton e veçantë të orës me Skënderbeun, e prodhuar nga kompania e famshme zvicerane e prodhimit të orëve, Franck Muller.

Në qendër të orës shfaqet figura e Skënderbeut me ngjyrë ari ndërsa poshtë tij në fushën e kuqe shkrihet shqiponja e flamurit kuq e zi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/01/2024 00:35

    O.K.ora me imazhin e Skenderbeut,po silueta e zeze e piratit te Karaibeve perpara ores,c'kuptim ka?!

    Përgjigju
  • Arben: 17/01/2024 09:43

    Vellezerit dhe motrat e Skenderbeut kane patur emrat; Reposh Stanisha Konstandin Mara Jelena Mamica Angelina Vlajka. Shume emra sllavë duken disa këtu. Tani ose e ema e Skenderbeut, Vojsava ka qene serbe ose Vojsava ka qene shqiptare dhe te gjithe emrat e serbeve sot kane qene emra shqiptare dikur dhe ata na i kane huazuar, ndersa ne kemi harruar ti perdorim prape.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën