Biden: Sulmet kundër objektivave të grupit Houthi do të vazhdojnë

Biden: Sulmet kundër objektivave të grupit Houthi do të vazhdojnë

1703342218_joebiden.jpg

Joe Biden

Presidenti Joe Biden tha të enjten se sulmet ushtarake të SHBA-së kundër rebelëve Houthi, të mbështetur nga Irani në Jemen do të vazhdojnë. Ai megjithatë e pranoi se bombardimet amerikane dhe britanike ende nuk i kanë ndalur sulmet e militantëve ndaj anijeve në Detin e Kuq që kanë dëmtuar tregun global.

Dy zyrtarë amerikanë thanë se Shtetet e Bashkuara kryen një sulm të pestë të enjten në mëngjes që vuri në shënjestër një pikë tjetër nga hidheshin raketa. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti për të dhënë detaje që nuk ishin ende publike.

Presidenti Biden u tha gazetarëve, para se të nisej nga Shtëpia e Bardhë për në Karolinën e Veriut për një fjalim mbi politikën e brendshme, se Uashingtoni do të vazhdonte sulmet.

“Kur pyesni a po ia arrijnë qëllimit të ndaljes së sulmeve ndaj Houthi-t, jo. A do të vazhdojnë sulmet, përgjigja është po”, tha Presidenti Biden./ VOA


Lajmi kryesor:

Lufta/ PE voton rezolutën për armëpushim në Gaza! Biden: Sulmet kundër grupit Houthi do të vazhdojnë! Houthi: Do të vazhdojmë të sulmojmë anijet në Detin e Kuq


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë