Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu të martën të heqë dorë nga plani për reformën e gjyqësorit që do të tkurrte kompetencat e këtij sistemi dhe forconte kontrollin ndaj tij nga qeveria. Thirrja ngjalli reagimin e udhëheqësit izraelit i cili tha se nuk merr vendime bazuar tek presioni nga jashtë.
Netanjahu shtyu të hënën planet për ndryshimet pasi dhjetëra mijëra vetë dolën për të protestuar në rrugë. Shtëpia e Bardhë kishte thënë fillimisht se zoti Netanjahu duhet të kërkojë një kompromis për këtë çështje. Por, Biden shkoi më tej në përgjigje të gazetarëve të martën. "Shpresoj që ai të heqë dorë prej tij," tha Biden, duke iu referuar planit që do t'i jepte qeverisë izraelite kontroll më të madh mbi emërimet në Gjykatën e Lartë të vendit. Kryeministri Netanjahu reagoi menjëherë duke lëshuar një deklaratë.
"Izraeli është një vend sovran që i merr vendimet me vullnetin e popullit të tij dhe jo bazuar në presionet nga jashtë, përfshirë edhe miqtë tanë më të mirë," tha ai.
Netanjahu tha se administrata e tij po përpiqej të bënte reforma "me një konsensus të gjerë".
"Unë e njoh Presidentin Biden ptej më shumë se 40 vjetësh dhe e vlerësoj angazhimin e tij ndaj Izraelit," tha ai.
Ai tha se aleanca Izrael-SHBA është e pathyeshme "dhe i tejkalon gjithmonë mosmarrëveshjet e herëpashershme mes nesh.
"Administrata ime është e përkushtuar për forcimin e demokracisë duke rivendosur ekuilibrin e duhur midis tre degëve të qeverisë, të cilin ne po përpiqemi ta arrijmë nëpërmjet një konsensusi të gjerë," tha zoti Netanjahu./VOA
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë, a po e lufton SPAK korrupsionin?
-
Po
29.6%
-
Jo
61.3%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 442
Lajme të tjera
-
Varka e përmbytur në liqenin e Italisë ku vdiqën 4 persona rrethohet nga ‘misteri’! Tre prej viktimave ishin ‘spiunë’ izraelitë dhe italianë
3 Qershor, 18:50
-
Polici egjiptian vret me armë zjarri 3 ushtarë izraelitë në kufirin mes dy shteteve
3 Qershor, 16:21
-
Projektligji për tavanin e borxhit të SHBA-së, Biden: Shmangëm një krizë dhe një kolaps ekonomik
3 Qershor, 15:28
-
BE: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet, ose do të përballen me pasoja negative! Sa më shpejt zgjedhje të parakohshme
3 Qershor, 14:43
-
YouTube ndalon fshirjen e videove me pretendime të rreme për zgjedhjet presidenciale të 2020-s
3 Qershor, 13:46
-
Shtëpia e Bardhë, thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet: Kryetarët të punojnë në godina të tjera! Vuçiç të tërheqë ushtrinë e vendosur në kufi
3 Qershor, 07:25
-
Tensionet në veri, Rama intervistë për BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo! Kosova dhe Serbia të ulen në tryezën e bisedimeve
2 Qershor, 23:00
-
Kërkesat nuk ndalen! SHBA zgjeron hapësirat për aplikacionin e azilit në kufirin me Meksikën
2 Qershor, 15:56
-
Diplomati amerikan James Rubin: Rusia përdor mediat për të zbehur mbështetjen e Ballkanit për NATO-n
2 Qershor, 12:08
-
Audio-regjistrimi: Ish-Presidenti Trump pranon se nuk mund të deklasifikonte një dokument sekret
2 Qershor, 10:06
-
VIDEO/ Po merrte pjesë në një ceremoni, rrëzohet keq presidenti Biden, u pengua në podium
2 Qershor, 07:57
-
Provokim i rrezikshëm! SHBA e alarmuar pas përgjimeve agresive nga avioni kinez
1 Qershor, 10:16