Biden-Netanyahu telefonatë sot për planet për sulm ndaj Iranit! Izraeli: Të ndalet para se të jetë vonë

Biden-Netanyahu telefonatë sot për planet për sulm ndaj Iranit! Izraeli: Të ndalet para se të jetë vonë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidenti amerikan Joe Biden

'Presidenti amerikan Joe Biden pritet të mbajë një telefonatë të rëndësishme sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në lidhje me planet e Izraelit për të sulmuar Iranin'.

Sipas La Repubblica, këtë e raporton Axios, duke cituar tre zyrtarë amerikanë. 

Ndërkohë, Izraeli ka deklaruar se sulmet e Iranit duhet që të ndalohen para se të jetë vonë.

 “Irani, një sponsor kryesor i terrorizmit global, duhet të ndalet para se të jetë tepër vonë”, thuhet në llogarinë zyrtare rtë Shtetit të Izraelit. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:51
Hezbollahu intensifikon sulmet me raketa ndaj Izraelit

Pasojat e sulmeve në Izrael

Hezbollahu hodhi një tjetër breshëri raketash drejt Izraelit të martën dhe udhëheqësi në detyrë i grupit militant u zotua të vazhdojë trysninë ndaj dhjetëra mijëra trupave izraelite të dislokuara pranë kufirit libanez. Ushtria izraelite tha se dërgoi më shumë trupa tokësore në Libanin jugor dhe se një komandant i lartë i Hezbollahut u vra në një sulm ajror.

Dhjetëra raketa të lëshuara nga Hezbollahu kishin në shënjestër zona të shumta në Izrael, përfshirë qytetin jugor Haifa dhe qeveria izraelite paralajmëroi banorët në veri të qytetit bregdetar që të kufizojnë lëvizjet, duke shkaktuar mbylljen e më shumë shkollave. Ushtria izraelite tha se Hezbollahu lëshoi rreth 180 raketa drejt Izraelit.

Sheikh Naim Kassem, udhëheqësi në detyrë i Hezbollahut, tha se aftësitë ushtarake të grupit militant mbeten të paprekura nga sulmet e rënda ajore të Izraelit. Ushtria izraelite ka sulmuar shumë rajone të Libanit, duke vrarë komandantët e tij kryesorë brenda disa ditësh. Udhëheqësi i Hezbollahut tha se forcat izraelite nuk kanë qenë në gjendje të përparojnë që nga fillimi i një inkursioni tokësor në Liban javën e kaluar.

Gjatë një vidoe konference nga një vend i panjohur, Sheikh Naim Kassemi tha se Hezbollahu do të emërojë një udhëheqës të ri për të zëvendësuar Hassan Nasrallahun, "por rrethanat janë të vështira për shkak të luftës".

Në një deklaratë drejtuar popullit të Libanit, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Hezbollahu është në gjendjen “më të dobët në shumë vite”. Ai theksoi se “ne eliminuam mijëra terroristë, duke përfshirë vetë Nasrallahun dhe shumë zëvendësues të tij”, por pa i përmendur ata me emër.

Ora 07:49
Pentagoni: Ministri izraelit i mbrojtjes anulon vizitën në Uashington

Ministri izraelit Yoav Gallant

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka anuluar një vizitë që pritej ta bënte në Pentagon të mërkurën, pasi mediat izraelite raportuan se Kryeministri Benjamin Netanyahu dëshironte së pari të fliste me Presidentin amerikan Joe Biden.

Anulimi i befasishëm i vizitës vjen mes tensioneve në rritje mes Izraelit dhe Iranit ndërsa Izraeli po shqyrton opsionet për t'iu përgjigjur sulmit raketor të Teheranit javën e kaluar. Sulmi iranian me raketa balistike ndaj Izraelit ishte i dyti brenda këtij viti.

Pentagoni nuk pranoi të jepte hollësi mbi arsyet e anulimit të vizitës nga zoti Gallant, duke thënë se për këtë gazetarët mund t’i drejtoheshin Ministrisë izraelite të Mbrojtjes. Zyra e Kryeministrit Netanyahu dhe ajo e ministrit Gallant nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

“Sapo u informuam se ministri Gallant do të shtyjë udhëtimin e tij në Uashington”, tha zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh në një konferencë për shtypin.

Gazeta izraelite “Ynet” raportoi se zoti Gallant kishte shpresuar se vizita e tij në Shtetet e Bashkuara do të forconte koordinimin për përgjigjen ndaj Iranit, por disa orë para nisjes, Kryeministri Netanyahu vendosi dy parakushte: një bisedë në telefon me Presidentin Biden dhe miratimin nga kabineti të përgjigjes ndaj Iranit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cifuti qelbur: 09/10/2024 08:45

    Kokat do te hane cifutet sepse po e kerkojne si breshka te nallbani ate lufte dhe kur e kerkon e gjen nga zoti , krimet e tyre te luftes do te paguhen sado qe ju duket vetja i pamposhtur kane per ta paguar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e PD-së valle për Berishën, Mërtiri: Kërcejnë nga belaja! Servilosen deri në fund! Toska: Përdorin emrin e tij për t'u dëfryer! Bala: Ata janë në parlament prej Bashës

Deputetët e PD-së valle për Berishën, Mërtiri: Kërcejnë nga belaja! Servilosen deri në fund! Toska: Përdorin emrin e tij për t'u dëfryer! Bala: Ata janë në parlament prej Bashës