Bido reagon për Arkivat e Gjirokastrës: Dosjet u lanë ashtu në 2011-2014

Bido reagon për Arkivat e Gjirokastrës: Dosjet u lanë ashtu në 2011-2014

Foto nga Arkiva e Shtetit

Pas reagimit të deputetit të PD-së Tritan Shehu për gjendjen e shkatërruar të arkivave të Gjirokastrës, ka reaguar në rrjetin social Facebook edhe ish-deputei i PD-së Roland Bejko, me të cilin drejtori i Përgjithshëm i Arkivës së Shtetit, Ardi Bido, ka replikuar gjatë duke i shpjeguar sipas tij pse gjendja e Arkivave ka arritur në këtë pikë kritike. Roland Bejko Bejko reagon ashpër:

“PO ZHDUKEN ARKIVAT !”, shkruan ai duke kometuar si më poshtë:
“Shikojeni Reformën tuaj ju plaçin sytë ! Shikojeni këtë foto, këto pamje horror, pasoja të reformës tuaj absurde.
Aty në ato dosje të hedhura për tokë janë hartat e pronave tuaja, janë dokumentat familjare, personale, materiale të karakterit historik e kombëtar. Aty për tokë është hedhur idenditeti i secilit prej nesh. Është hedhur dhe përdhosur vet historia, gjaku dhe kontributi i gjyshstërgjyshërve dhe prindërve tanë.

Këto dokumenta arkivorë u hoqën nga raftet dhe u larguan nga një godinë që ishte projektuar enkas për arkivë, dhe u degdisën rifuxho si fletë bakalli në depot e Lushnjës e të Durrësit.

Ky është KRIM !
Duhet trajtuar vetëm si i tillë nga organet kopetente.
Unë i kërkoj prokurorisë së Gjirokastrës të fillojë sa më parë hetimet për këtë krim shtetëror !
I kërkoj publikisht deputetit të Gjirokastrës z. Tritan Shehu të kërkojë informacion me shkrim mbi procesverbalin e marrjes në dorëzim të materialeve nga Gjirokastra dhe të verifikojë në terren destinacionin final të dosjeve duke shkuar vet apo me deputetë të tjerë në çdo depo e magazinë ku janë depozituar arkivat jo vetëm të Gjirokastrës.

Të thirret në interpelancë ministri përkatës për këtë badërdi që po bëhet mbi arkivat shqiptare në të gjithë vendin.
Kjo është koha e tretë kur socialisto -komunistët asgjësojnë, djegin dhe zhdukin arkivat, kujtesën, dëshmitë, gjurmët e tyre dhe të këtij kombi të tërë.

Herën e parë e bënë në 1990 -1992 kur dogjën pranë çdo zyre të partisë socialiste në atë kohë Parti e Punës të gjithë dokumentacionin me përmbajtje politike që dëshmonte implikimin e kësaj partie në aferat e sigurimit të shtetit me dënimet dhe internimet e kundërshtarëve politikë si dhe urdhrat e listat e zhdukjes së njerëzve në momentet e shëmbjes së diktaturës dhe në puçin e shtetit për mbrojtjen e figurës së Enver Hoxhës nga vullnetarët e Enverit.

Koha e dytë e djegies së arkivave ishte gjatë rebelimit famëkeq komunistë të 97-ës kur u dogjën nën thirrjet e drejtuesve sicialistë arkivat e Shikut, zyrat rajonale të arkivave dhe zyrat e hipotekave.
Dhe koha e tretë është tani, kjo e sotmja. Dhe kjo e sotmja është më kriminalja. Sepse krimi bëhet me vendim qeverie, me gjakftohtësi, me synime të qarta, në emër të reformës dhe të modernizimit të arkivës. Ku ato dokumenta që përbëjnë kujtesë në dëm të së shkuarës së tyre kriminale apo që i komprementon keq me të sotmen e të ardhmen, do të zhduken si dokumenta të parëndësishëm e të panevojshëm. Do të asgjësohen.

Ata janë vet zot e vet shkop. Vet Ali e vet Kadi.
Ne duhet ti ndalim. Ndryshe brezat do na akuzojnë si bashkëpunëtorë në krim për indiferencën e krijuar.
Shpejt, sa nuk është vonë. PD dhe Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës do kërkojë kthimin në shtëpi të arkivës tonë. Qytetarët nuk u pyetën për këtë vendim dhe veprim arbitrar. Arkiva nuk është e familjes Rama, por e qytetarëve të jugut të Shqipërisë .

Ndërsa Ardit Bido i përgjigjet:
“I  nderuar Roland. Këto foto jane fatkeqesia e arkivave dhe si jane katandisur ne vite. Eshte fondi i Ministrise se Tregtise se Jashtme qe ne vitet 2011-2014 eshte plasur me papergjegjshmeri e paturpesi ne shesh (te henen te nis fotografite si ka qene perpara 6 muajsh se kjo foto eshte lule perballe me si ka qene). Eshte pikerisht ky fond qe do vendoset ne rafte ne vendruajtjen e Gjirokastres per te mbyllur turpin qe mbulon arkivat ne keto 25 vjet (sepse eshte fond me dokumentacion te perkohshem e rrjedhimisht i pashfrytezueshem).

Fondi i paperpunuar i institucioneve te qarkut te Gjirokastres, qe do te perpunohet ne Durres eshte ne rafte, i vendosur ne kuti (shume prej tyre per here te pare ne kuti sepse kane qene ne llamarina) dhe me etikete. Per pak do te te nis fotografite. Me arkivat nuk ka kuptim te behet politike. Si drejtor i arkivave jam i hapur per t'u pergjigjur mbi cdo ceshtje, me perjashtim te ceshtjeve qe kane te bejne me ish drejtorat. Sepse ne kete pozicion jam per te rregulluar gjendjen e jo per t'u marre me arsyet pse jane bere keshtu sic jane nder vite"

Roland Bejko replikon sërish:
“I nderuar Drejtor, ne nuk kemi tagrin dhe mundësinë të shikojmë nëse ju thoni të vërtetën apo jo mbi problemin që kemi shtruar, prandaj unë i kam kërkuar deputetit z. Sheu dhe të tjerëve të bëjnë një verifikim në vend të gjendjes. 
Ju thoni mos bëni politikë me arkivat. Po ça të bëjmë ne, të mbyllim gojën kur shikojmë dosje të hedhura kapicë dhe për më tepër kur na thonë që janë të Gjirokastrës?! 

Të mbyllim gojën dhe të mos reagojmë ndaj qeverisë kur largon të gjitha institucionet rajonale nga Gjirokastra duke e vrarë atë qytet? Përkundrazi, edhe ju duhet të thoni, shumë mirë që reagoni. Kjo i bën mirë demokracisë, dhe më të përgjegjshëm të papërgjegjshmit. Unë psh jam kundër politikave tuaja për largimin e arkivit nga Gjirokastra. Ajo godinë ka nevojë për investim, por ama është ndërtuar fiks për të qenë arkiv. Nuk i ka ende kushtet dhe infrastrukturën Shqipëria për ti centralizuar arkivat pavarësisht dëshirës së mirë për ti dixhitalizuar. Abuzimi me dukumentacionin që ka ndodhur në të kaluarën, më tremb edhe sot. 

Dhe sikur të besojmë se dosjet në foto nuk janë të Gjirokastrës, çfardo qofshin dhe të kujdo qofshin janë pamje të rënda. Është krim ! Dikush duhet të mbaj përgjegjësi për atë gjendje. Dhe nëse është në kompetencën tuaj, duhet të reagoni shpejt. Të penalizohet kush e ka shkaktuar atë gjendje. Dhe të lutem z. Drejtor, një këshillë, mos humb kohën të gjesh se kush e ka bërë foton dhe kush e ka shpërndarë për ti penalizuar. Do më zhgënjeje vërtet. Gjithë të mirat”

Përgigjigja e Ardit Bidos vijon: 
“Je i ftuar te henen te shkojme bashke ne Durres dhe t'i shohesh me syte e tu. Me shume se kaq skam c'te bej per te vertetuar cfare them.

Sa per kush e ka bere fotografine nuk me intereson. Te henen do te te jap fotografite se si ka qene (shume me keq se kaq). Ambicia ime eshte qe ne shtator te mos kete nje dokument ne toke, nga mbi 2 kilometra lineare dokumenta ne toke qe kam gjetur kur kam nisur punen. Po te merrem me kush bene fotografi, humbas qellimin.

er.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arkivisti: 24/03/2018 16:48

    Bido shkruan pa piken e turpit se dokumentet levizin nga nje vendruajtje ne tjetren pa inventar?!?!?!?! Genjeshter e krim!!!!! Pa inventar e pa inventar flete me flete dokumentet zhduken, falsifikohen!!!! Ky eshte krin e Bido e ka vendin ne burg!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?