Pankarta dhe thirrje erdhën nga banorët e Memaliajt, të grumbulluar ditën e sotme para Kuvendit për të kundërshtuar ndarjen e re territoriale që propozon Partia Socialiste. Sipas hartës, parashikohet që Memaliaj të shkrihet me Tepelenën.
Protesta zhvillohej teksa brenda godinës së Kuvendit, mbahej mbledhja e Komisionit të Ligjeve.
Në mbështetje të protestuesve, ishin edhe kryebashkiakët e Memaliajt, Albert Malaj, si dhe i Fushë-Arrëzit, Hil Curri. Edhe Fushë-Arrëzi është shprehur kundër bashkimit me Tepelenën.
Situata përfshiu edhe një përplasje mes Erion Braçes dhe protestuesve.
Ndërsa u afrua drejt tyre, ata fishkëllyen dhe i drejtuan thirrje të ndryshme, ndërsa një prej tyre e spërkati me ujë.
I acaruar, deputeti shkoi drejt personit që i hodhi ujë dhe aty u nxehën gjakrat. Dikush mbante protestuesin, ndërsa Braçen e tërhoqën pas policët.
Pas banderolës së protestuesve, e priti një koleg nga ‘kampi’ kundërshtar i demokratëve, Tritan Shehu, i cili u përpoq ta qetësojë, por mes deputetit e protestuesve vijoi një mori shkëmbimesh ‘të ndezura.’

Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, mbështeti banorët në protestën para Kuvendit për të shprehur kundërshtimin për ndarjen e re territoriale që propozon PS.
Memaliaj është kundër shkrirjes me Tepelenën. I pranishëm në protestë ishte edhe kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri. Fushë-Arrëzi kundërshton bashkimin me Pukën.












Komente
Komento