Deputeti socialist Ardit Bido i kërkoi llogari opozitës për mungesën e saj në protestën e 30 majit në Zvërnec. Duke veçuar Lëvizjen Bashkë, Bido tha se opozita u zgjua vetëm të nesërmen për të shfrytëzuar reagimin publik, diçka që e quajti “teatër.”
“Ku ishit ju teatri? Pse u kujtuat të nesërmen kur patë se kishit sentiment publik dhe të shfrytëzoni sentiment publik?”, tha Bido.
Ndër të tjera, i pyeti pse nuk flasin për pronarët e vërtetë të Rrjollit, por heshtin për shkak të Bashkim Ulajt, ndërtuesit dhe botuesit pranë familjes Berisha.
“Jeni të pabesueshëm! Nuk folët kur ishte për të folur, dolët dhe na bëni shoë sot! Ulaj, Ulaj, Ulaj, pse u ulët? Kur keni këtu emra, dilni flisni me emra! Fisi Moçka, fisi Balliu kanë të drejtën e pronësisë! Pse s’e thoni? Sepse s’keni guxim, sepse jeni hipokritë!”, përfundoi Bido.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Debate në Kuvend për Zvërnecin, Berisha-PS: Keni organizuar antimiting në Vlorë, doni të përçani të rinjtë! Balla: Diversion










