Bie 64% migrimi parregullt në Ballkanin Perëndimor, por në Shqipëri rritet kontrabandimi i emigrantëve

Bie 64% migrimi parregullt në Ballkanin Perëndimor, por në Shqipëri rritet kontrabandimi i emigrantëve

Kalimi i migrantëve të parregullt në rrugën e Ballkanit Perëndimor shënoi një rënie të ndjeshme tre muajt e parë të këtij viti thuhet në raportin më të fundit të Organizatës policore europiane të Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX.

Sipas raportit gjatë periudhës janar-mars, autoritetet raportuan rreth 5500 kalime të parregullta kufitare në rrugën e Ballkanit Perëndimor , 64% më pak se një vit më parë.

Sipas FRONTEX, migrantët më të shumtë në numër ishin nga Siria, Turqia dhe Afganistani.

“Kalimet detare mbeten jashtëzakonisht të rrezikshme për njerëzit që ndërmarrin migrime të parregullta, thotë FRONTEX.

Në raport referohen të dhëna nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) sipas të cilave 476 persona janë raportuar të zhdukur në Mesdhe në tre muajt e parë të këtij viti.

Shumica dërrmuese e tyre, sipas të dhënave të IOM po lundronin në rrugën e rrezikshme të Mesdheut Qendror.

Bien prurjet e migrantëve të parregullt edhe në Shqipëri, por rritet kontrabandimi

Të dhënat e policisë kufitare shqiptare flasin se tre muajt e parë të këtij viti ra ndjeshëm prurja e migrantëve të parregullt edhe në Shqipëri.

Në dy rajonet më të mëdha kufitare me Greqinë atë të Korçës dhe Gjirokastërs u evdientuan në këtë periudhë rreth 270 migrantë të parregullt.

Policia në të dy rajonet ka goditur rreth 10 raste të kontrabandimit të migrantëve të cilat kanë dëshmuar një rritje të këtij aktiviteti.

Pak ditë më parë gjatë një aksidenti rrugor 7 migrantë nga Pakistani dhe shoferi shqiptar që i transportonte humbën jetën në segmentin e rrugës Këlcyrë Përmet, në jug të Shqipërisë.

Hetimet paraprake treguans e migrantët ishin marrë në Pikën e Tri Urave në kufirin me Greqinë dhe po transportoheshin për në Shkodër për të kaluar drejt Malit të Zi me destinacion final vendet europiane.

Krahas organizimit të kontrabandimit të migrantëve të parregullt nga pikat kufitare me Greqinë një tjetër formë konrabandimi është shfaqur me futjen në Shqipëri të migrantëve nga Bangladeshi me viza për “arsye punësimi” dhe më pas për organizimin e daljes së tyre nga Shqipëria kundrejt përfitimit të shumave të mëdha financiare.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) dhe Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës kanë vënë nën hetime në Shqipëri, 26 persona, nga të cilët javëne shkuar 21 persona janë lënë në arrest me burg, tre në arrest shtëpie dhe dy me masën e detyrimit për paraqitje para Policisë Gjyqësore.

Mes personave rezultojnë 11 sipërmarrës në fushën e fasonerisë, agjencive të ndërmjetësimit dhe punësimit, dhe 4 punonjës policie.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqipatre Mehmet Rrumbullaku tha se “hetimet kishin nisur pasi gjatë vitit 2023, nga struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit, ishte konstatuar rritja e numrit të të huajve, të pajisur me leje qendrimi dhe leje pune, të kapur në tentativë për t’u larguar drejt vendeve të tjera”.

Sipas hetimeve skema e ngritur dyshohet se përdorte si mbulesë disa agjenci ndërmjetësimi e agjensi punësimi si dhe sipërmarrje tregtare, të cilat i tërhiqnin të huajt me leje të rregullta qëndrimi dhe pune në Shqipëri.

Nga hetimi ka rezultuar më pas se këto praktika janë kryer në mënyrë fiktive, pasi qëllimi nuk ka qenë punësimi i migrantëve, por pajisja me vizë, në mënyrë që ata të mund të hynin lirshëm në territorin shqiptar, për t'u larguar më pas në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Të dhënat paraprake të hetimeve flasin se gjatë aplikimeve për punësim dhe për vizë, janë paraqitur kontrata qiraje fiktive banimi, certifikata profesionale dhe njohjes të gjuhëve të huaja të falsifikuara, etj./Voa

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Dy efektivë të RENEA-s pjesë e grupeve kriminale në Krujë, Altin Morina me Durim Bamin organizonin kultivimin e kanabisit në Nikël e Tapizë

Operacioni i SPAK/ Dy efektivë të RENEA-s pjesë e grupeve kriminale në Krujë, Altin Morina me Durim Bamin organizonin kultivimin e kanabisit në Nikël e Tapizë