TIRANE-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK-ut që ka shpallur moskompetencën për dosjen 'Bajri' duke e transferuar në prokurorinë e Shkodrës për vijimin e hetimeve për shkak se ka rënë akuza për grup të strukturuar kriminal, raporton gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno.

Mbi grupin Bajri në momentin e arrestimit në shtator të vitit 2018 në kuadër të operacionit 'Oaz' u ngritën shumë akuza mes tyre për grup të strukturuar, gjobëvënie, vrasje dhe punësime të paligjshme përmes presionit në spitale dhe OSHEE.

Por nga hetimet prokuroria rrëzoi akuzën për grup të strukturuar dhe për pasojë, SPAK-u transferoi dosjen në prokurorinë e Shkodrës për vijimin e hetimeve për akuzat tjera, që nuk janë nën kompetencën e Prokurorisë së Posaçme.  

Kështu të akuzuarit Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku, Enver Bajri tashmë do të hetohen nga prokuroria e Shkodrës (Lexo ketu te gjitha akuzat dhe te arrestuarit per grupin Bajri).

(Kliko këtu për të lexuarKerkesa e avokatit te Bajrajve)