Ish-kreu i operacionales Oltion Bistri dhe ish prokurori i Shkodrës Xhevahir Lita, të arrestuar korrikun e vitit 2023 si pjesë e dosjes së bujshme “Metamorfoza” kanë rifituar lirinë. Për prokurorin Lita SPAK kishte 6 vite burg për 2 raste korrupsioni dhe nxjerrje të akteve sekrete, por GJKKO e dënoi me 5 vite, që iu reduktua 3 vite e 4 muaj burg nga gjykimi i shkurtuar. Lita u lirua menjëherë, pasi dënimin e ka shlyer me kohën e paraburgimit.
Në vendimin e sotëm, dënim edhe me i lehtë iu dha nga GJKKO për ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri. Gjykata e shkallës së parë e shpalli të pafajshëm veprat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, ndërsa e dënoi me 3 vite burg vetëm për zbulim të akteve sekrete. Dënimi i tij iu konvertua në dy vite prej gjykimit të shkurtuar dhe Bistri u la i lirë në sallë pasi e ka kryer dënimin. Çuditërisht, GJKKO rrëzoi edhe kërkesën për konfiskimin e 1 milion eurove pasuri që i ishin sekuestruar Bistrit.
Në vendimin që Gjykata e Posaçme ka shpallur për një pjesë të të pandehurve në dosjen “Metamorfoza”, ku përfshihen ish-zyrtarë policie, ish-prokurorë dhe biznesmenë, trupa gjykuese me tre gjyqtaret Etleva Deda, Flora Hajredini dhe Irena Gjoka dënoi ish efektivin e policisë Edmond Prekën me 10 vite e 6 muaj ë iu konvertua me 7 vite. Behar Brajovic, i njohur si Behar Bajri, dënua me 13 vite burg, dhe do të vuajë 8 vite e 8 muaj burg. Boksieri Astmer Bilali do të qëndrojë 5.8 vite qeli, nga 8 vite e gjysmë që u dha nga gjykata. Në total Gjykata dha 38 vite burg për 5 anëtarët e Metamorfozës.
Për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe Ardit Hasanbegajn, gjykata nuk shpalli vendim, pasi avokatët e tyre nuk paraqitën mbrojtjen. Vendimi për ta pritet më 2 dhjetor. Për Behar Bajrin, në seancën e kaluar SPAK kërkoi dënimin me 15 vite burg për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen atentat ndaj Kleanth Musabelliut. Për Edmond Preken u kërkua dënimi me 11 vite burg ndërsa boksierin Astmer Bilali dënimin me 10 vite burg. Ky i fundit akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje në dëm të Ibrahim Licit, Genc Tafilit dhe Dorian Dulit.
Ndërkohë për vrasjen e shtetasit Gjin Ndoj zbuluar nga dosja “metamorfoza” ku akuzohen biznesmeni Pëllumb Gjoka, Behar Bajri dhe Edmond Preka çështja është ndarë veçmas me procedurë të zakonshme. Krimet u zbardhën nga SPAK pas transkiptimeve në aplikacionin SKY ECC për të cilat avokatët e disa prej të pandehurve pretendojnë se janë përdorur në mënyrë të paligjshme nga organi akuzës.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
-
PO SI U LIROKA KY BISTRI...KY ISHTE I LIDHUR ME KRIMINELET....
Përgjigju -
O vlla kta te gjithe e Kane mbas veshit , sikur atentati rinasit , mos u shqetesoni
Përgjigju -
Ikni o njerz prej atij vend, do keni mall per prinderit por pastaj do kuptoni qr keni bere zgjedhjen e duhur. Ne Shqiperi eshte bere me keq se n Meksike.
Përgjigju -
Duhet hequr gjykimi i shkurtuar patjeter!
Përgjigju -
Pp si i liroka nje pler si istri qe tradbetoi shoket dhe i lihet pasuria? Po kot e ben gjykin kot harxhuan printerat per letrat e gnyqit
Përgjigju -
Tani që dola, të gjej vend të futet ai që më spiunoi.Shqipëria është haleja jonë ku jemi të zhytur të gjithë,sju pëlqen merrni leckat e qërohuni nga këtu. Atij kryedrejtorit i bëj thirrje të më japi rrogat e tre viteve,dëmshperblim për burgun dhe dëmshpërblim për bizneset e pista që kam
Përgjigju -
Po si ka mundesi keta vrane shokun donin te vrisnin te tjere dhe i denuan kaq pak po po denohet populli per nje gardhe 10 vjete jo te vrasesh aje shtet ajde bravo spak
Përgjigju -
Shqiptare merrni leckat dhe ikni nga syt kembet nga ai vend i mallkuar,nuk kam per ta harruar kurren e kurres fjalen e Kontrollori te policise ne doganen Murriqan kur nje here kthehesha per pushime me familjen,me thot ti kaloni gezuar pushimet vella,po ikni dhe mos ktheni koken me pas sepse kete vend e ka marr lumi,dhe tjetra qe me tha ishte :Kur kete ta thote nje punonjes policie duhet ta besosh. E kujtoj gjithmone fjalen e tij ishte njeri me miresi dhe ndershmeri te shkruar ne balle.
Përgjigju -
Ca sensi ka te mos u sekuestrosh pasurine ketyre krimineleve? Domthene, keta bejne burg dhe nderkohe pasurohen? Ketu nuk do te kete kurre drejtesi!
Përgjigju












Komente
Komento