TIRANË - Prania e 20 mijë eurove dhe gjurmëve të gjakut në automjetin e gjyqtarit Artan Gjermeni kanë bindur policinë dhe prokurorinë e Krimeve të Rënda se pista e plagosjes aksidentale në garazh nuk qëndron. Burime nga grupi hetimor thanë për Shqiptarja.com se vetë gjyqtari i pyetur për sasinë e lekëve ka refuzuar të japë shpjegime apo të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e ngjarjes.
....
Bie alibia e gjyqtarit Artan Gjermeni se është plagosur aksidentalisht me llamarinë ndërsa punonte në garazh. Policia ka gjetur gjurmë gjaku vetëm në automjetin e gjyqtarit dhe në rrobat që ai mbante veshur, ndërsa asnjë shenjë gjaku apo llamarinë prerëse nuk është gjetur në garazhin e banesën e tij, ku Gjermeni pretendoi se ishte lënduar.
Po ashtu, policia gjeti një shumë të konsiderueshme parash prej 20 mijë euro në kroskotin e automjetit Smart, makinë me të cilën Gjermeni shkoi në urgjencën e QSUT-së mbrëmjen e së dielës.
20 mijë eurot në kroskot, gjurmët e gjakut në bordin e automjetit dhe në derën e pasagjerit, janë të vetmet prova që policia ka administruar deri në këtë fazë të hetimeve.

Gjyqtari Gjermeni pranë makinës SMART ku u gjetën 20 mijë Euro
I pyetur nga hetuesit për sasinë e lekëve, Gjermeni është shprehur se ai nuk dëshiron të japë shpjegime dhe do të përgjigjet në një moment të dytë pranë prokurorisë.
Aktualisht kjo çështje është duke u hetuar nga Prokurori i Krimeve të Rënda Përparim Kulluri i cili prej mbrëmjes së djeshme ka kryer veprimet e para hetimore duke marrë deklarimet e Gjermenit në ambientet e spitalit.

Shenjat e gjakut të lëna në makinën SMART me të cilën Gjermeni shkoi në spital
Burimet thonë, se ka dyshime që gjyqtarin ta kenë plagosur, ndoshta për shkak të detyrës.
Ndërsa gjyqtari Gjermeni ka këmbëngulur që kjo ngjarje të mbyllet me kaq pa pasur hetime të mëtejshme, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia në kryeqytet kanë vendosur të hetojnë dhe të marrin në pyetje të afërmit e gjyqtarit apo pjesëtarë të familjes së tij.
Vetë gjyqtari Gjermeni 24 orë nga ngjarja është paraqitur në punë pranë Gjykatës së Tiranës, ndërsa Shqiptarja.com sjell foton ku në dorën e majtë gjyqtari ka të fashuar një gisht të lënduar në ngjarjen e mbrëmshme.

Gjermeni snë ambjentet e jashtme të Gjykatës së Tiranës
Artan Gjermeni njihet si gjyqtari që i dha pafajësinë ish-guvernatorit Ardian Fullani. Mbrëmjen e së dielës ai u paraqit pranë urgjencës së QSUT-së, pasi kishte marrë 4 plagë të shkaktuara nga mjete prerëse, kryesisht në dorë dhe krah. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, Gjermeni ka lënë ambientet e spitalit, ndërsa interesit të gazetarëve për këtë ngjarje, gjyqtari ju përgjigj kështu: "Ishte thjesht aksidentale, u plagosa me llamarinë pse e bëni kaq alarmante".
Prej më shumë se 10 vitesh, Artan Gjermeni është gjyqtar i Gjykatës së Tiranës. Me herët ka qenë ish-anëtar i Këshillit të lartë të Drejtësisë dhe ka mbajtur postin e kreut te gjykatës së Lushnjes.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO