SUDAN - Të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur, si pasojë e një fatkeqësie ajrore në Sudan, ku një avion ushtarak u rrëzua gjatë ditës së dielë. Avioni u rrëzua, ndërkohë që piloti po mundohej të bënte një ulje emergjente, pasi motori ndaloi së funksionuari.

Mësohet se ekuipazhi ishte personel ushtarak dhe u rrëzua 40 km nga kryeqyteti Khartoum në shtetin sudanez. Deri më tani raportohen të paktën 15 persona të vdekur, si dhe disa të plagosur.

Sudani ka pasur një sërë aksidentesh ajrore gjatë këtyre viteve të fundit. Gjatë muajit gusht, 2 persona përfshirë edhe një ministër mbetën të vdekur, si pasojë e rrëzimit me avion. Aksidenti në fjalë rezultoi se kishte ardhur si pasojë e motit të keq.

(ed.ka/Shqiptarja.com)