KUKËS- Nata e ndërrimit të viteve ka kaluar pa dëborë por dita e dytë e vitit 2019 e ka nisur me reshje dëbore.

Aktualisht dëbora po bie e dendur, ndërsa temperaturat kanë rënë nga 0 deri në -8 gradë celcius.

Për shkak të dendësisë së dëborës, në orët në vijim priten ngrica në rrugët e qytetit të Kukësit dhe në fshatrat përreth.