Importet e cigareve në vend i janë kthyer tendencës së rënies sërish gjatë vitit 2017, pas një rikuperimi që shënuan gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave importet e cigareve arritën gjatë muajve janar-shkurt në 390 tonë, me një rënie 6.7 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Burimet nga tregu pohuan së rënia e importeve nuk ka lidhje me rënien e konsumit të produktit, por rritjen e konsumit të duhanit vendas.
Në dy mujorin e vitit të kaluar importet e cigares u rriten me 175 për qind, për shkak se rënia e tyre kishte shumë e madhe në muajt janar dhe shkurt të 2015, kur qeveria rriti akcizën e cigareve.
Qeveria dy vitet e fundit anuloi rritjen e akcizës për cigaret, duke frenuar kështu importet më të larta në fundvit para ndryshimit te tatimit.
Prej vitit 2010 deri më 2014 qeveria e ka rritur në mënyrë sistematike akcizën e cigareve, duke nxitur kompanitë që të realizonin importe më të larta para hyrjes në saj në fuqi.
Duke paguar akcizë më të ulët dhe duke e shitur më vonë produktet në treg me çmime më të larta, grosistët e cigareve rriten fitimet në mënyrë spekulative dhe nxitën kontrabandën. Këtë vit u vendos që të mos ndiqej praktika e viteve të kaluara, ndonëse kjo është një kërkesë edhe nga Bashkimi Evropian, kryesisht që i dedikohet mbrojtjes së shëndetit.
Duke shpjeguar situatën e zhdoganimeve, grosistët pohojnë se sasia e zhdoganimeve vijon të jetë më e shumë më e ulët në raport me konsumin. Në Shqipëri konsumi i cigareve vlerësohet më shumë se 5 mijë tonë pohojnë ata, ndaj nëse zhdoganimet për të gjithë vitin ecin me ritmin e janarit nuk arrijnë të plotësojnë konsumin në vend.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave zhdoganimet e cigares shfaqen rënien më të madhe që nga 2011 kur nisi rritja e akcizës ndaj tyre. Arsyet lidhen kryesisht me rritjen e prodhimit vendas të duhanit, por edhe me rritjen e kontrabandës në produktet e duhanit, e nxitur nga akciza më e lartë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com