Interesi për të ndjekur studimet në inxhinieri pyjore pranë universitetit të Tiranës, ka rënë ndjeshëm, por ka ende studentë që e preferojnë. Studentja Brisilda Tafil thotë për Report Tv se nuk është penduar për këtë zgjedhje dhe pas përfundimit të studimeve e sheh veten të punësuar në profil.
“Unë jam Brisilda Tafil, studente në vitin e 3 në degën inxhinieri pyjore”, tha një studente.
Instituti i Statistikave raporton se përveç Inxhinierisë Pyjore, degë të tjera pak të preferuarav janë “Bujqësi, peshkim dhe veterinari” ku janë të regjistruar 19,9% më pak studentë se vitin e kaluar. Ndryshe shprehet rektori i universitetit bujqësor Fatbardh Sallaku, sipas të cilit veterinaria është ndër degët më të kërkuara.

“Ka rënie të agronomisë, të zooteknisë, të peshkimit dhe inxhinierisë pyjore, por jo veterinarë etj”, tha Sallaku.
Sallaku tregon se shkaqet për këtë rënie të regjistrimeve lidhen jo me mundësinë e punësimit, por me zhvillimet demografike dhe emigracionin.
Në vitin akademik 2021-22, ashtu si edhe vitin e kaluar akademik, studentët duket të preferojnë fushën e studimit “Biznes, administrim dhe ligj”, ku është përqendruar një e katërta e totalit të tyre.
J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.comKomente

