Bie Interi, Lazio kalon në
gjysmëfinale të Kupës së Italisë 

Bie Interi, Lazio kalon në<br />gjysmëfinale të Kupës së Italisë 
Pas nëntë fitoresh radhazi mes kampionatit dhe kupave bie edhe Interi. Në çerekfinalet e Kupës së Italisë, Interi thyhet në shtëpi nga Lazio në shifrat 2-1 dhe eliminohet.

Në “San Siro” pavarësisht dominimit të zikaltërve është Lazio që kalon e para në avantazh me anë të një goli me kokë të Felipe Anderson dhe me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë.

Në pjesën ne dytë kryeqytetasit dyfishojnë rezultatin me kapitenin Lucas Biglia.

Argjentinasi shndërron në gol një penallti të fituar nga Imobile rast në të cilin edhe Miranda për Interin u përjashtua me karton të kuq.
 
Në minutën e 76 barazohet edhe numri i lojtarëve në fushë por ajo që mund të bëjë Interi deri në fund pavarësisht sulmeve të shumta është një gol i Brozovic.

Lazio mposht 2-1 Interin në ''San Siro'' dhe kualifikohet për në gjymsëfinale të Kupës së Italisë ku do të presë fituesen e çiftit Roma-Cesena, ndeshje kjo që luhet sot në mbrëmje.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos