Bie kushti i Bashës! Aleatët: Do ulej në tryezë me Ramën ende pa dhënë dorëheqjen

Aleatët e qendrës së djathtë thonë se kërkesa e tyre ndaj presidentit Ilir Meta për të ulur në tryezë dialogu të gjitha palët politike për zgjidhjen e krizës, ka dakordësinë edhe të liderit demokrat Lulzim Basha. Nard Ndoka, kryetar i PDK-së, tha se kryedemokrati Basha është shprehur edhe më herët që nuk është kundër dialogut dhe se ulja në një tryezë me Edi Ramën, përsakohë ai është edhe kryetar i Partisë Socialiste, është e pashmangshme.

"Nuk është një kusht, edhe zoti Rama mund të ulet në tryezë institucionale si kryetar i PS. Kjo është krizë e thellë, që përgjegjësia është e kryeministrit, pavarësisht se ai është shkaktari. Lulzim Basha është shprehur që nuk është kundër dialogut, në çdo tryezë që ne jemi të barabartë si forca politike nuk ka asnjë pengesë, dhe besoj se ky do të jetë qëndrimi i opozitës së bashkuar", tha Ndoka.

"Detajet e tryezës i cakton presidenti, ne nuk përcaktojmë se kush është kryetari i PS e kush jo", tha Mediu

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se nuk mund të ketë një marrëveshje të dytë Rama-Basha, por duhet të jetë pakt mes të gjitha partive.

Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, tha se është e mundur që Basha të ulet me Ramën.

Njëjtë si aleatët që folën për një takim pa kushte mes tyre në një tryezë mes të barabartësh si kryetar partish, edhe Duka nuk artikuloi në fjalën e tij asnjë rresht për kushtin e dorëheqjes së Ramës si kryeministër, dhe më tej vijimin e dialogut.

"Hyjmë në zgjedhje me qeveri tranzitore, po e pranoi Rama këtë të parën, të jesh e sigurt ti që ulet basha me Ramën, padyshim nëse pranon këtë të parën. Në zgjedhjet e ardhshme duhet të hyjmë të gjithë bashkë. Zgjedhjet e 30 qershorit ishin farsë, duhet qeveri tranzitore", u shpreh Agron Duka.

Ndërsa kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme nuk janë antikushtetuese, siç thotë kryeministrit Rama.


Lajmi kryesor:

Aleatët e Bashës: Qeveri kujdestare 6 muaj para zgjedhjeve për 15 vite me radhë (PLATFORMA)


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?