MACHU PICCHU DHE TAJ MAHAL
Machu Picchu në majë të botës. Jo për nga lartësia, por për nga rëndësia historike dhe joshja që u bën turistëve. Kështu ky vend ka zënë kreun e klasifikimit botëror për qendrat historike. Ishte korriku i vitit 1911 kur Hiram Bingham "zbuloi” këtë sit mes dy maleve , qytetin e fshehtë të ndërtuar në 2430 metra lartësi. Prej atëherë nuk ka reshtur së joshuri turistët ndërsa në vitin 2007 është zgjedhur mes "Shtatë mrekullive të reja të botës".
Në vendin e dytë renditet një vend plot me tempuj ku një javë pushime nuk do të mjaftonin kurrësesi për ta eksploruar të gjithin. Dhe ky është Angkor Ëat në Kamboxhia. Ndonëse emri i referohet vetëm tempullit kryesor, në fakt ka një sistme të tërë ndërteshash dhe rrënojash që sipas Guinness krijojnë sitin fetar më të shtrirë në botë. Një tjetër vend i shenjtë për shkallën e tretë të fituesëve është mauzoleumi përrallor i Agra në Indi: Taj Mahal.
Edhe ky i përfshirë në shtatë mrekullitë e reja të botës dhe një nga godinat më të bukura në botë, përvecse ndër më simboliket dhe më të njohurat dhe për atë që e ka parë thjesht nga fotografia. Varri-kopësht është ndërtuar për 22 vjet nga perandori i Mughal, Shah, Jahan në nderim të gruas së tij të tretë, Mumtaz Mahal.
Petra në Jordani mban vendin e katërt në klasifikimin e Tripadvisor. Strehimi secret i Beduinëve, protagonist në filmin “Indiana Jones” tashmë është një destinacion turistik i vizituar na mijëra persona në ditë. Këta turistë e kanë vlerësuar Petra-n si një vend të dalë nga përrallat “Një mijë e një net”. Më të pasionuarit mund të përshkojnë itinerarin që bëri Harrison Ford, qoftë në këmbë apo me gamile.
Vendi i pestë na kthen sërish në Kamboxha gjithnjë në Angkor për tempullin Bayon, i fundit që është ndërtuar në sitin arkeologjik dhe i vetmi që i kushtohet budizmit. Vetëm vendi i gjashtë na sjell në Europë falë xhamisë së Cordoba në Spanjë. Ajo tregon historinë e vendit, takimin mes perëndimit dhe Arabisë .
Kisha e Salvatores në Shën Pietëroburg renditet në vendin e shtatë. Ndodhet pranë Prospettiva Nevskij saktësisht në vendin ku është vrarë carin Aleksandër II gjatë një atentati. Eshtë e zbukuruar me pesë kupola dhe e mbuluar me shtatë mijë metra katrorë mozaikë shumëngjyrësh. Vendi i tetë vjen pranë fqinjëve tanë në anën tjetër të detit. Bazilika e Shën Pjetrit është mrekullia italiane që ia ka dalë të hyjë në këtë klasifikim.
Vendi i nëntë afrohet në Ballkan dhe i përket pikërisht murit të Dubrovnikut i përsosur për të parë nga lart qytetin. Mijëra shkallë për tu ngjitur duke u nisur nga tri pika (nga Porta e Pile, rruga San Domenico ose Muzeu i detit) për të mbërritur në majën më të lartë pas dy kilometrash ecje në shoqërinë e pëllumbave.
E mbyll këtë klasifkim sheshi i mrekullueshëm mesjetar “Rynek Gloëny”, në Krakovë, i ndërtuar për tregun e qytetit. Ky shesh renditet i pari si sheshi mëi madh mesjetar në Europë.
MUZETË MË TË MIRE 2013
Nëse mendoni se vendin e parë e zë Muzeu i Luvrit apo ai i Vatikanit, gaboheni! Këtë vit muzetë e famshëm kanë mbetur në hije dhe kjo sipas eksperëtve për faktin pavarësisht mrekullive që mbajnë, ato janë të mbipopulluara dhe nuk të lejojnë që të kënaqesh si duhet me një vepër arti ndaj udhëtarët ndërkombëtarë kanë vlerësuar me vendin e parë Pallatin Dimëror e Hermitage në Shën Petërburg, të ndjekur më pas nga Muzeu Kombëtar i Antropologjisë në qytetin e Meksikos dhe në vend të tretë është renditur Instituti i Arteve në Cikago.
Në rendijet shfaqen më poshtë edhe dy vepra kushtuar Shoah: monumenti kujtesës së Holokaustit Yad Vashem e muzeu i Aushëitz-Birkenau në vendin e dhjetë. Në vendin e tetë renditet Moma në Amerikë ndërsa Italia e Franca shfaqen vetëm në klasifikimin europian. Por nëse Luvri ia ka dalë të marrë vendin e pestë mbetet jashtë renditjes Muzeu Cappella di Sansevero në Napoli. Në klasifikimin me 25 muzetë më të mirë, napoletanët renditen ne vendin e 21, vendin e 17-të ndërsa muzeu i famshëm britanik ne vendin e 19-të.
I “turpëruar” mbetet edhe Akropoli që nuk ka zënë as më shumë e as më pak por vendin e 13- në klasifkimin botëror. PARQET I FITON AMERIKA Ajka e parqeve e ka emrin Stanley Park në qytetin e Vankuverit në Kanada. Dhe meqë jemi këtu, ia vlen të kalojmë në Shtetet e Bashkuara pasi Central Park në Nju Jork është i dyti në klasifkimin botëror të parqeve për vitin 2013. Thuajse i gjithë klasifikimi dikton parqe të vendosura në qytete modern ku rrihet kështu nga vendi i e deri në gjashtin dominojnë parqet amerikanoveriore si Garden of the Gods në Kolorado, High Line në Manhattan, Millennium e Balboa Park.
Në vendin e shtatë më në fund shfaqet një park europian dhe ky është Guell Barcelonë të Spanjës. Dhe nëse po kërkoni për Kopshtet e Luksemburgut, magjinë francize, atëherë mësoni se janë renditur vetëm në vendin e tetë. Në vendin e parafundit të dhjetë parqeve më të mirë në botë, është Golden Gate Park dhe klasifikimi mbyllet me Kopshtin Botanik të Singaporit.
TOP LISTA E TRIPADVISOR
Ja 25 vendet historike amerikane
1 Shatërvanet Bellagio, Las Vegas, Nevada
2 Parku kombëtar i Ushtrisë, Gettysburg, Pennsilvani
3 Memoriali i ushtarëve të Arizonës Honolulu, Havai
4 Observatori, Nju Jork
5. Ura Golden Gate San Francisko, Kaliforni
6. Katedralja e St. John the Baptist, Savanah, Xhorxhia
7. Memoriali i Veteranëve të Vietnamit, Uashington
8. Broadëay, Nju Jork
9. Cloud Gate, Cikago, Ilinois
10. memoriali i Linkolnit Uashington
11. River Walk, San Antonio, Teksas
12. Memoriali i Veteranëve të luftës në Kore, Ëashington
13. Alcatraz, San Francisco, Kalifornia
14. Biblioteka e Kongresit, Uashington
15. Katedralja e St. Louis, Nju Orleans, Luiziana
16. 9/11 Memorial, Nju Jork
17. Thomas Jefferson's Monticello, Charlottesville, Virginia
18. Qendra John Hancock, Cikago, Ilinois
19. Varri I ushtarit të panjohur, Arlington, Virxhinia
20. Memoriali i Franklin Delano Roosevelt, Uashington
21. Times Square, Nju Jork
22. Ura e Brooklyn, Nju Jork
23. Frenchmen Street, Nju Orleans, Luiziana
24. Memoriali i Luftës së Dytë Botërore, Uashington
25. St. Paul's Chapel, Nju Jork
Shkrimi u otua sot në Suplementin Fundjava në gazetën Shqiptarja.com
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)