Dëgjesat me qytetarët për problematikat e tyre, nismë e qeverisë e njohur si ‘Prania Besnike’, vijon sërish pasditen e sotme. Kryeministri Rama ka ndarë një njoftim se takimet zhvillohen në orën 17:00 në të gjithë Shqipërinë.

Kujtojmë që javën e kaluar, kryeministri nuk mori pjesë në ndonjë prej takimeve pasi ndodhej në Asamblenë e OKB-së në SHBA.

“Mirëmëngjes, dhe me të premten e Pranisë Besnike, që sot vijon në orën 17.00 në të gjithë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Mekanizmi i ri komunikimi me qytetarët erdhi si rrjedhojë e protestës së vazhdueshme të qytetarëve, që sipas Ramës, s’janë dëgjuar dhe janë shpërfilluar nga funksionarët.

Ndërkohë në shërbim të qytetarëve është dhe platforma 'PasqyrëAlbania', e prezantuar nga kryeministri Edi Rama në Pogradec. Platforma do të funksionojë përmes dy sektorëve, “Flamingo Albania” dhe “Radar”.

“Flamingo Albania” do të mbledhë të gjitha problematikat e qytetarëve që nuk kanë marrë zgjidhje nga administrata. Ankesat dhe kërkesat do të kalojnë në këtë sistem për t’u adresuar tek institucionet përgjegjëse. “Radar” do të shërbejë për gjurmimin e tyre në kohë reale se ku ndodhet ankesa, cili institucion po e trajton dhe në çfarë faze është zgjidhja e saj.

Synimi është që problematikat e qytetarëve të marrin zgjidhje brenda dy javësh, duke krijuar njëkohësisht një komunikim më të drejtpërdrejtë mes ministrive, bashkive dhe drejtorive të përgjithshme.

P.J/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02

    Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?