Po shënon rënie të vazhdueshme mbështetja e qytetarëve gjermanë për kancelarin Olaf Scholz. 58% e të anketuarve mendojnë se ai ka punuar shumë keq, por sidoqoftë, udhëheqja nga CDU/CSU nuk do të ndryshonte asgjë sipas tyre.
Një sondazh i realizuar nga transmetuesi gjerman ZDF, ka nxjerrë përfundimin se ka rënë ndjeshëm mbështetja për kancelarin Olaf Scholz.
Vetëm 14 për qind mendojnë se qeveria aktualisht po bën progres në zgjidhjen e problemeve të mbetura pezull, ndërsa 83 për qind e të anketuarve e shohin vendin në stanjacion.
“Në përgjithësi, qeveria federale po e bën punën e saj mjaft mirë, sipas 37 për qind të të gjithë të anketuarve, ndërsa 58 për qind thonë "mjaft keq" thotë ZDF.
Vetëm 27 për qind mendojnë se një qeveri federale e udhëhequr nga CDU / CSU do t'i përmirësonte gjërat, ndërsa shumica mendon se një gjë e tillë nuk do të përbënte asnjë ndryshim.
Për herë të parë që kur ai mori detyrën, shumica e gjermanëve janë të pakënaqur me udhëheqjen e kancelarit Olaf Scholz
Të mërkurën, qeveria e Scholz dështoi të miratojë një ligj që ofron lehtësim të taksave të korporatave me vlerë miliarda euro, pasi u vendos veto nga ministri i familjes së të Gjelbërve, i cili po kërkon miliarda euro në para shtesë për përfitimet e fëmijëve.
Pavarësisht gjetjeve të sondazhit, Scholz mbetet politikani i dytë më popullor në Gjermani pas ministrit të mbrojtjes Boris Pistorius, i cili ka qenë në pole position prej muajsh.
M.T/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock zhvillon bisedën e parë telefonike me homologun Rubio: Duam të punojmë ngushtë me administratën e re amerikane
28 Janar, 07:31
-
Aushvic/ 80 vjet pas çlirimit, alarmi i të mbijetuarve: Mund të ndodhë përsëri
27 Janar, 22:51
-
‘Kontrolle të përhershme dhe dëbime në kufi’, CDU/CSU: Ata që s’kanë dokumente të vlefshme nuk do të lejohen të hyjnë në Gjermani
27 Janar, 13:47
-
Thoma Gëllçi: 80 Vjet pas Auschwitz-it: Elon Musk dhe shprehja "Këpucar, Rri tek Këpuca!
27 Janar, 09:09
-
27 Janari/ Të mbijetuarit e Aushvicit kthehen në kamp për 80-vjetorin e çlirimit! Udhëheqësit evropianë shqetësim për rritjen e partive të ekstremit të djathtë
27 Janar, 08:46
-
27 Janar, Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit
27 Janar, 08:40
-
Gjermani/ Fushata zgjedhore e AfD-së shoqërohet me protesta
26 Janar, 21:37
-
Gjermani, Elon Musk, fushatë për AfD-në! Në lidhje video në tubimin e ekstremit të djathtë: Mendoj se mund të vendosë gjithë fatin e Europës ose botës
26 Janar, 16:09
-
Këshilltare e Migracionit në Manheim, flet për Report Tv, Julia Aliçka: Populli këtu në Gjermani është shumëngjyrësh, por forcat e djathta po marrin fuqi
24 Janar, 14:34
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Gjermani/ Sulm me thikë në një park në Bavari, vriten 2 persona, mes tyre një fëmijë 2-vjeçar, disa të plagosur! Arrestohet autori
22 Janar, 13:55
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55