TIRANË- Ka rënë me 4.4 miliardë lekë kredia në monedhën vendase për ekonominë në muajin korrik, krahasuar me qershorin. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në muajin e kaluar kredia e re e dhënë ishte 13.2 miliardë lekë, nga 17.7 miliardë lekë që u dha në muajin qershor.
Ndërkohë në raport me Korrikun e vitit 2019, kredia e tërhequr nga bizneset dhe individët ka pësuar një rritje të lehtë me rreth 1.2 miliardë lekë. Rënia më e ndjeshme e huadhënies është reflektuar tek ajo në euro pasi ka rënë me rreth 7 milionë euro, dhe në total në Korrik u dha vetëm 54 milionë euro nga 61 milionë euro që u dha në muajin qershor.
Në këtë rënie ka ndikuar edhe përfundimi i tërheqjes së garancisë së parë sovrane, pasi procesi u mbyll në qershor kur ishin dy kredi funksionale. Sipas Bankës së Shqipërisë garancitë sovrane kanë rritur nivelin e kredisë së dhënë.
Në muajin korrik është reflektuar edhe një ulje huaje për çelje biznesi me 50 milionë lekë dhe në total u dha në korrik vetëm 7.2 miliardë lekë. Ndërkohë huaja në lekë për kapital qarkullues, për blerje pajisjesh dhe pasuri të paluajtshme kanë pësuar rritje. Ndërsa tek huaja në euro ka pasur rënie në të gjithë treguesit e lartpërmendur përveç huasë për pasuri të paluajtshme.
Sektorët me rritjen më të madhe në financim është bujqësia, e cila nga 77 milionë që mori në muajin qershor, në korrik ka marrë 474 milionë lekë. Po ashtu me 249 milionë lekë është rritur huaja për industrinë përpunuese. Tregtia ka qenë sektori i tretë më i financuar, dhe ka marrë rreth 2.2 miliardë lekë më shumë se në qershor. Në fund të muajit korrik, stoku i kredisë për ekonominë arriti në 590 miliardë lekë.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.1%
-
Të gabuar
82.8%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3069
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Transfertat në SEPA, data më e afërt për bankat shqiptare është 5 tetori 2025
20 Dhjetor, 10:58
-
BSH mbyll 2024 me normën bazë interesi 2.75%! Sejko: Kemi blerë euro për të stabilizuar kursin e këmbimit! Ka rritje punësimi
18 Dhjetor, 16:42
-
BSH, 3 çmimet për diplomat më të mira ekonomike! Sejko: Rënia e inflacionit uli kostot për familjet e bizneset
16 Dhjetor, 17:28
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor, 20:29
-
Më shumë emigrantë dhe familje më në vështirësi në Shqipëri, në 9 muaj 772 mln € erdhën si remitanca
12 Dhjetor, 17:02
-
Shqipëria 1.1 mld € investime të huaja në 9 muaj, preferohen pasuritë e paluajtshme! 56 mln € më shumë krahasuar me 2023
12 Dhjetor, 16:02
-
Shqipëria rekord të ardhurash prej 3.9 mld euro nga turizmi, për 9 muaj fitoi 640 mln € më shumë se në 2023
11 Dhjetor, 16:07
-
SHBA-të transferojnë kredinë prej 20 miliardë dollarë për Ukrainën
11 Dhjetor, 10:11
-
FMN apel Bankës Qendrore: Kujdes me kreditimin e pasurive të paluajtshme! Eksperti: Krizat më të mëdha nisin nga ‘flluskat’ në këtë sektor
7 Dhjetor, 16:19
-
Miliona euro përfitime nga anëtarësimi në SEPA, Sejko thirrje bankave: Plotësoni kushtet që të bëheni pjesë e sistemit evropian, investoni në inovacion
5 Dhjetor, 14:22
-
Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor
2 Dhjetor, 17:25
-
Informaliteti, 7.4 mld lekë më shumë jashtë bankave më 2024! Qeveria plan për kufizimin e pagesave cash për qytetarët
1 Dhjetor, 16:45