Bie ndjeshëm sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në kryeqytet në janar-mars 2023, për herë të parë pas 5 vitesh

Pas një rritjeje të ndjeshëm në katër vitet e fundit, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhëna në kryeqytet ka shënuar rënie të ndjeshme në tre muajt e parë të këtij viti.

Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2023, sipërfaqja e lejeve të dhëna në kryeqytet ishte rreth 200 mijë metra katror, me një rënie prej 75% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u dha një nivel rekord prej rreth 800 mijë metra katror.

Sipërfaqja e dhënë jo vetëm ka rënë ndjeshëm në krahasim me tremujorin e parë 2022, por është dhe niveli më i ulët në 5 vjet, që nga 2018-a.

Në linjë me ecurinë e kryeqytetit, ka rënë dhe sipërfaqja e lejeve të dhëna në të gjithë vendin. Sipas INSTAT, në vend, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2023, është 415.842 m2, nga 1.031.088 m2 miratuar në tremujorin e parë 2022, duke shënuar një ulje prej 59,7%.

Në tremujorin e parë 2023, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 21 miliardë lekë, nga 39 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2022, duke shënuar një ulje prej 46,3%.Në Tiranë u dhanë më pak se 50% e lejeve, nga 87% që ishte pesha në tremujorin e parë 2022. Durrësi dha 25% të totalit të sipërfaqes dhe ishte i vetmi që shënoi rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë vitit 2022, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në vend arriti në një nivel rekord, e ndikuar nga kryeqyteti. Sipas Statistikave të INSTAT, në vitin 2022 u dhanë gjithsej nga Bashkia e Tiranës leje ndërtimi me sipërfaqe prej rreth 1.81 milionë metra katror.

Në krahasim me një vit më parë, ky tregues u rrit me rreth 10%, ndërsa ka shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT i raporton të dhënat ë detajuara sipas qarqeve./monitor

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/05/2023 01:56

    Perse Instati nuk jep sa eshte saktesisht numeri i lejeve per ndertim,por e dredh duke dhene sa leje jane dhene per siperfaqe?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Surprizë në parket, humbasin Boston dhe Milwaukee! Atlanta fiton me një pikë më shumë

NBA/ Surprizë në parket, humbasin Boston dhe Milwaukee! Atlanta fiton me një pikë më shumë