Bie ndjeshëm numri i të prekurve me COVID-19, 2 humbje jete dhe 965 persona pozitiv në 24 orët e fundit

Bie ndjeshëm numri i të prekurve me COVID-19, 2 humbje jete dhe 965 persona pozitiv në 24 orët e fundit

Urgjenca infektivit

Gjatë 24 orëve të fundit numri i të prekurve nga covid-19 ka rënë ndjeshëm krahasuar me ditën e djeshme. Janë kryer 1984 testime, 965 prej tyre kanë rezultuar pozitiv si dhe kanë humbur jetën dy persona.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë humbur jetën me Sars-Cov2 dy të moshuara, një qytetare nga Durrësi 86 vjeçe dhe një qytetare nga Tirana 91 vjeçe.

Janë kryer 1984 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 965 qytetarë, në këto bashki:
412 në Tiranë, 89 në Fier, 81 në Durrës, 39 në Vlorë, 33 në Lushnje, 32 në Kavajë, 27 në Shkodër, 26 në Berat, 20 në Sarandë, 18 në Kamëz, nga 17 qytetarë në Divjakë, Dimal, 16 në Himarë, 13 në Vorë, nga 11 qytetarë në Lezhë, Krujë, nga 10 qytetarë në Gjirokastër, Tepelenë, 9 në Gramsh, 8 në Vau i Dejës, nga 7 qytetarë në Kurbin, Patos, nga 6 qytetarë në Tropojë, Mallakastër, Korçë, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Shijak, Roskovec, Delvinë, Skrapar, Poliçan, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Selenicë, Libohovë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Has, Rrogozhinë, Dibër, Finiq.

Ndërkohë kanë rezultuar 9,810 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Durrësi 86 vjeçe, një qytetare nga Tirana 91 vjeçe. Janë shëruar 843 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 291,553 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 965
Të shëruar në 24 orë 843
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1984

Testime totale 1,902,429
Raste pozitive 304,890
Raste të shëruara 291,553
Raste Aktive 9,810
Humbje jete 3,527

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,734
Durrës 738
Fier 698
Vlorë 560
Berat 414
Shkodër 385
Elbasan 381
Lezhë 271
Korçë 259
Gjirokastër 173
Dibër 136
Kukës 61

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave