Bie në 118 deputetë mbështetja e koalicionit të Ciprasit për programin e ndihmës

/ATSH-DPA / - Programi i ndihmës për pesë vite kaloi në parlamentin grek me mbështetjen e opozitës pasi kryeministri, Aleksis Cipras humbet mbështetjen e disa anëtarëve nga koalicioni i tij.
"Cipras arriti të sigurojë mbështetjen e 118 deputetëve nga 162 anëtarë të koalicionit të tij për fondin 85 miliardë euro", deklaroi ndihmësi i kryeministrit.
Mbështetja ra nën 120 deputetë të nevojshëm nga 300 në total në parlamentin grek që qeveria e pakicës të qeverisë.
"Cipras do të jetë në krye të qeverisë derisa të paguhet kësti i parë dhe pastaj do të kërkojë në parlament për votëbesim", shtoi ndihmësi i Ciprasit.
"Kjo do të ndodhë rreth 20 gushtit", njoftuan burimet qeveritare

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq